Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Mosha e Tretë

Nuk e kam pasur qëllim në vetvete regjistrimin në Rekordet Guinness

by administrator
10:21 02/04/25
in Mosha e Tretë, Përditshmëria e Diasporës
Nuk e kam pasur qëllim në vetvete regjistrimin në Rekordet Guinness
0
SHARES
7
VIEWS
Share on Facebook

/ Intervistë me piktorin e mirënjohur, Saimir Strati/

Intervistoi: Fatmir Gjata

„Mendoj se çdo njeri në botë, ëndërron të jetë së paku një herë i regjistruar në enciklopedinë më të madhe botërore GUINNESS WORLD REKORD. Unë ndihem i lumtur dhe krenar që jam registruar 11 herë në këtë enciklopedi të famshme dhe për t’u theksuar është fakti se nga 11 rekordet e mi në fushën e mozaikut, 8 prej tyre janë kategori të reja në Rekordet Guinness. Që do të thotë se nuk kanë ekzistuar kurrë më parë“, na tha ndër të tjera z.Strati.

Përshëndetje Z. Saimir, ju falenderoj për intervistën! Ju jeni jo vetëm një piktor i jashtëzakonshëm, por edhe një personazh në mjediset artistike jo vetëm të Shqipërisë, por edhe jashtë saj, tashmë i mirënjohur dhe i mirëpritur nga artdashësit ballkanikë, evropianë edhe më tej. Është kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me ju, pasi ju kam njohur në rininë time edhe fakti që po rishihemi pas kaq kohësh, më bën të zbuloj rrugëtimin tuaj në këto vite.

Përshëndetje Fatmir. Faleminderit për konsideratën dhe mundësinë që më jepni të komunikoj me ju dhe nëpërmjet jush edhe me artdashësit! Për mua Arti është një mundësi shumë e veçantë komunikimi, për ata që më njohin, por më e rëndësishme, për ata që më perceptojnë nëpërmjet veprave të artit. Siç ju e dini mozaiku – gjinia e artit që unë preferoj dhe lëvroj së shumti – përbëhet nga pjesë të vendosura afër njëra-tjetrës. Duhet shumë dashuri dhe delikatesë, që këto pjesë në perfundim të veprës, të krijojnë një harmoni për sytë e shikuesit. Dhe kështu gjatë procesit të krijimit të veprave në mozaik, unë kam krijuar një mënyrë personale: çdo pjesë të vendosur në mozaik, ia dedikoj një miku. Një mënyrë kjo që të mund të kujtoj miqtë, sado larg janë ata dhe vepra në përfundim të ketë mirënjohje. Kështu, i dashur mik, në disa nga pjesëzat e mozaikut do të gjesh edhe ti veten.

Dëshiroj që artdashësit dhe koleksionistët që nuk ju njohin ende, të mësojnë diçka për formimin tuaj. Si lindi Saimiri piktor?

Mendoj se çdo njeri që nga lindja e tij, e ka artistin brenda vetes, por me kalimin e kohës kjo dhunti braktiset, për t’ia lënë vendin disa dëshirave ose ëndrrave që njerëzit mendojnë se do ti plotësojnë në jetë. Unë s’e kam braktisur kurrë artin – edhe në ditët më të vështira – dhe tashmë, pas dyzet e pesë vitesh përvojë profesionale, ndihem i plotësuar artistikisht dhe gjithmonë në kërkim të risive në fushën e mozaikut.

Antikonformizmin tuaj e kam njohur shpejt, atëherë kur të ishe i tillë, ishte e rrezikshme për shkak të rrethanave politike. Ishte inkoshencë apo modus vivendi e menduar?

Sipas meje, antikonformizmi është koncept paksa idealist dhe subjektiv. Gjatë gjithë karieres sime, pas shumë studimeve dhe hulumtimeve për artin, dhe sidomos për gjininë e mozaikut, shumë e rëndësishme për një artist është të krijojë individualitetin e tij artistik, të sjellë risi në fushën që ai krijon. Shumë e rëndësishme është të qenit bashkëkohor. Kjo nuk do të thotë që artisti nëpërmjet veprave të tij të ilustrojë ditët që jeton.

Sipas meje ILUSTRIMI ËSHTË ART, POR ARTI NUK ËSHTË ILUSTRIM.

Në një pikë të caktuar të jetës suaj, ju kërkuat me ngulm edhe ia dolët të futeshit në Guines dei Primati dhe më vonë e keni thyer disa herë atë. Si ju lindi dëshira dhe sa i mundimshëm ka qenë ky rrugëtim për ju?

Mendoj se çdo njeri në botë, ëndërron të jetë së paku një herë i regjistruar në enciklopedinë më të madhe botërore GUINNESS WORLD REKORD. Unë ndihem i lumtur dhe krenar që jam registruar 11 herë në këtë enciklopedi të famshme dhe për t’u theksuar është fakti se nga 11 rekordet e mi në fushën e mozaikut, 8 prej tyre janë kategori të reja në Rekordet Guinness. Që do të thotë se nuk kanë ekzistuar kurrë më parë.

Sigurisht, kur je fëmijë ëndërron të jesh pjesë e Rekordeve Guinness, por më pas është jeta ajo që të rrëmben dhe kjo ëndërr ngelet ne sirtar. Për herë të parë unë jam registruar në Rekordet Guinness në vitin 2006, me një mozaik gjigand të realizuar me gozhdë, në një siperfaqe prej 8 metër katrorë, me subjekt autoportretin e Leonardo da Vinci -t. I përfshirë gjatë gjithë kohës në krijimtari, nuk e kam pasur qëllim në vetvete regjistrimin në Rekordet Guinness, edhe pse ia kisha borxh fëmijërisë. Në fakt, shkak u bë një dokumentar televiziv ku thuhej se teknologjia kishte arritur të shpikte një printer që mund të printonte Monalizën e Da Vinci -t në një cilësi të lartë. Nënqesha dhe thashë “e paskan gozhduar Da Vinci -n”. Aty më lindi ideja që të realizoja një vepër arti, dedikuar Leonardo da Vinci – t, që të mos riprodhohej apo printohej nga industria. Shpirti nuk printohet. Më pas, në të 11- të rekordet e mi Guinness, unë kam përdorur materiale industriale për të bërë art, për të qenë në “luftë” me sëmundjen industriale sot në botë, që kërkon të industrializojë Artin.

Ju keni bashkëshorte një artiste të mrekullueshme – Aurora Strati. Ju ndihmon shkëmbimi i ideve me gruan tuaj në krijimtari? Dhe sa i rëndësishëm është ky fakt?

Aurora është një bashkëshorte dhe një artiste që më ka qëndruar pranë gjatë gjithë karrierës sime artistike Saramago thotë “Janë disa gjëra që nuk thuhen me fjalë”. Ne kemi një jetë bashkë dhe çdo moment është si ato pjesët e mozaikut, që të gjitha së bashku krijojnë një vepër arti në mozaik. Ndihem me fat që Auroren e kam në krah në çdo çast. Unë mund te jem talent, por jo i përsosur. Aurora më ndihmon që të krijojmë dicka sublime: dashurinë.

Keni ndonjë autor për të cilin do thoshit se ju ka ngacmuar apo shoqëruar, në të cilin jeni frymëzuar në fillimet tuaja apo më vonë?

Arti është magji. Që në fillimet e mia kam lexuar dhe përcjellë historinë e artit. Artistët që më kanë frymëzuar me gjenialitetin e tyre janë: Leonardo da Vinci dhe Antonio Gaudi. Ata që më kanë bërë përshtypje në fillimet e mia dhe më pas si profesionist, kanë qenë mozaikët e antikitetit. Gjithmonë pyesja veten me habi, si ka mundësi që mijëra vite më parë të jenë realizuar ato mozaikë të mrekullueshëm? Sot e kuptoj: është pasioni, durimi dhe më së shumti dashuria për të krijuar dhe lënë gjurmë në përjetësi.

Duke parë që në fillimet tuaja kishit njohuri klasike, si dhe sa ndikoi njohja e pikturës moderne mbas viteve ‘90?

Mendoj se për çdo artist të ri është shumë e rëndësishme njohja e historisë së artit, ku përfshihet edhe periudha klasike. Kjo shërben për të qenë i plotësuar si artist dhe i gatshëm për tu përfshirë në artin bashkëkohor botëror. Unë, prej vitit 2004 jam anëtar i Shoqates Britanike të Mozaikut Modern ( BAMM ) dhe sot një nga katër artistët që udhëheqin Mozaikun Modern në botë, kjo për shkak të risive të sjella në fushën e mozaikut.

Çfarë planesh keni për të ardhmen? A mund të na flisni diçka për to?

Jam në çdo moment në krijim e sipër dhe në kërkim të risive në mozaik. Gjatë vitit 2025 do të jem me disa ekspozita personale në Itali, me disa nga krijimet e mia dhe pjesmarrës në disa vende të botës me ekspozita kolektive. Në studio eksperimentoj vazhdimisht për të prekur të “pamundurën”. Ju falenderoj për intervistën dhe shpresoj të kem bërë diçka të bukur për publikun, që me anë të kësaj po njeh një autor dhe personazh të rëndësishëm të artit evropian.

Faleminderit juve dhe gjithë kolegëve e artdashësve kudo që ndodhen!

SAM24.info

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh