Nga Shefqet CAKOLLI, Winterthur
Mbrëmë u mbajt mbledhja e radhës e kryesisë së SH.K.A. Dardania, ku u diskutuan me
përkushtim aktivitetet, projektet dhe organizimet që na presin në muajt e ardhshëm.
Rruga jonë nuk ka qenë gjithmonë e lehtë – gjatë punës kemi hasur edhe pengesa e sfida –
por falë vullnetit të përbashkët, bashkëpunimit dhe dashurisë së pashuar për kulturën tonë
kombëtare, i kemi tejkaluar dhe vazhdojmë të ecim përpara me më shumë vendosmëri.

Në qendër të angazhimeve tona mbeten ruajtja e vlerave folklorike, këngët, vallet dh
kostumet kombëtare, të cilat i sjellim para publikut në Zvicër me krenari. Për ne, kultura
është ura që na bashkon dhe na mban të lidhur me rrënjët tona.
Grupi i fëmijëve dhe grupi i të rriturve janë motivi ynë kryesor për të qenë gjithmon
aktivë, për të kultivuar traditën brez pas brezi dhe për të zhvilluar sa më shumë aktivitete
kulturore. Pikërisht ky përkushtim na çon drejt organizimit të madh të Festivalit Folklorik
“Diaspora Fest 2026”, i cili do të mbahet më 31 janar dhe 01 shkurt 2026 – një ngjarje që
premton të mbledhë së bashku këngën, vallen dhe shpirtin shqiptar në Zvicër.

Falënderojmë të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe miqtë e shoqërisë për përkrahjen
vazhdueshme. Vetëm së bashku mund t’i japim kuptim dhe jetë aktiviteteve tona, duke u
bërë shembull i unitetit, përkushtimit dhe dashurisë për traditën.
Ftesë publike
Të gjithë dashamirët e kulturës sonë kombëtare janë të mirëseardhur të bëhen pjesë e
ushtrimeve tona, të cilat mbahen çdo të premte nga ora 19:00, në adresën: Kronaustrasse
21, 8400 Winterthur.
Po ashtu, ju ftojmë që të rezervoni datat 31 janar & 01 shkurt 2026 për Diaspora Fest 2026
– festivalin që do të bashkojë këngën, vallen dhe zemrën shqiptare në Zvicër.
SAM24.info
SH.K.A. “Dardania” – Kultura që na bashkon!