
Nga Bajram Ibrahimaj, Zvicër
Njeriu i mirë s’ka pasuri t’madhe,
Por ka zemrën që ndan çdo hidhërim.
Fjalën e thotë me shpirt e me dashni,
E s’ka hile, as zili për asnjë njeri.
Ai ndan bukën me mik e me t’huaj,
E s’pyet kush je, çfarë vesh a çfarë flet.
Në sytë e tij ka dritë që s’shuhet,
Pa njerzillëk, as jeta nuk i duhet.
Njeriu i mirë s’ka nevojë me u lavdu,
Veprat e tij flasin pa u ndigju.
Ai e hap derën për mik e për udhtar,
E s’pyet kush je, as prej kah je ardhë.
Fjalën e mban, s’e kthen për interes,
Nuk rren për bukë, as për një plesht.
Në sofrën e tij ka vend për të tanë,
Qëndron besnik dhe fjalën e mban.
Kur sheh të dobëtin, i jep dorën,
Kur sheh t’pikëlluarin, ia njeh zorin.
E kur dikush ia kthen atij me hile,
Ai prap buzëqesh, i lumtur rri nën hije.
Në odë burrat e tillë nderohen,
Me fjalë t’urtë, me mendë shoqërohen.
Se njeriu i mirë, si drita shkëlqen,
Shndrit për t’tjerë, e vet mbetet i thjeshtë.