Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

“Një Udhëtim Kujtimesh dhe Lirie: Përurimi i Librit ‘Me Gjyshin – Shtigjeve të Lirisë’

by administrator
08:16 19/05/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
“Një Udhëtim Kujtimesh dhe Lirie: Përurimi i Librit ‘Me Gjyshin – Shtigjeve të Lirisë’
0
SHARES
20
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Fetah BERISHA, Prizren /

 

Ky libër është një lloj biografie që kujton kohët më të vështira të personazhit, që nga shkollimi, punësimi, burgosja, vetmia pas burgu e deri te angazhimi politik e institucional në nivel lokal e nacional duke kaluar nëpër dhunën brutale e reprezaljeve të policisë serbe gjatë viteve të ’90.

Në Lozanë me 18.05.2025 u promovua libri i Hamzë Morinës “Me Gjyshin – shtigjeve të lirisë” kushtuar atdhetarit të njohur nga komuna e Rahovecit, Fetah Berishës. Organizimin e këtij përurimi, me nismën e atdhetarit Bislim Hoxha e realizoi BISHZ ( Bashkësia e intelektualëve shqiptarë në Zvicër) e udhëhequr nga Abas Fejzullahu. Në përurim morën pjesë shumë dashamirë të librit dhe bashkëveprimtarë të Fetah Berishës i cili një kohë të caktuar kishte vepruar në kantonin e Vaud it, pikërisht në Lozanë.

Për biografinë e autorit foli prof. i Historisë nga Gjeneva, Agim Paçarizi, derisa artikullin ” Libër për Fetah Berishen”, të redaktorit Munish Hyseni e lexoi Abas Fejzullahu. Nëntor Elshani, djali i dëshmorit të demokracisë nga Nagavci i Rahovecit, Nesimi Elshani, lexoi tekstin e fjalimit të Ukshin Hotit “Bëje ose vdis” që i kushtohet 4 dëshmorëve të parë të demokracisë të vrarë në Rahovec nga Policia e Serbisë në vitin 1990, derisa ata po demostronin qetë dhe po kërkonin Liri, Republikë dhe Demokraci.

Të pranishmit i përshëndeti Artan Berisha, djali i Fetah Berishës, i ardhur enkas nga Kosova, i cili para bashkëveprimtarëve të babait të tij evokoi një ngjarje të dhimbshme kur si 5 vjeçar, bashkë me nënën e tij tashmë të ndjerë i kishte dërguar rroba në burg babait të tij në vitin e largët 1982, kur ai mbahej si i burgosur i ndërgjegjes në atë kohë dhe kishte përjetuar tmerrin e policisë, kur ja kishin ndërprerë me dhunë bisedën me babain e tij prapa hekurave. Ngjarja edhe pas distancës së madhe kohore i shokoi të pranishmit.

Përshëndetjen e Fetah Berishës e lexoi Myrvete Morina edhe ajo ardhur enkas nga Kosova në promovim, në pamundësi të pjesmarrjes së kryepërsonazhit të librit, Fetah Berishës, për shkak të moshës së shtyrë.

Autori Hamzë Morina lexoi një fragment të librit, derisa ish kolegët e Fetahut nga Lozana dhe Zvicra evokuan kujtimet në veprimtarinë e përbashkët me Fetahun. Ibrahim Syla ish deputet i parlamentit shqiptar në vitet e 90 ta, Veprimtari Fahri Mahalla nga Lozana, Saim Tahiraj, kryetar iShoqatës “ Sali Cekaj” e shumë të tjerë, të cilët me fjalë miradije rikujtuan përsonalitetin e Fetah Berishës dhe angazhimin e tij në veprimtarinë atdhetare ato vite sa ishte në Lozanë.

Fjala e redaktorit të librit e lexuar nga Abas Fejzullahu:

LIBËR PËR FETAH BERISHËN

ME GJYSHIN shtigjeve të lirisë është libër i shkruar, nga Hamzë Morina, në formë kujtimesh e rrëfimesh për mikun e tij, atdhetarin e veprimtarin e madh që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe mëvetësisë së Kosovës. Libri është i ndërtuar, përkatësisht i strukturuar, në dy kapituj. Kapitulli i parë Me gjyshin – rrëfime dhe kujtime me disa nënkapituj shtrihet në 168 faqe ndërsa kapitulli i dytë Shkrime publicistike shkruar e botuar nga autori i librit ka më pak hapësirë gjithsej 41faqe. Të dy kapitujt kanë një lidhje mes veti sidomos për vitet e veprimit në fund të shekullit të kaluar dhe fillim të këtij shekulli. Në fund të librit është vendosur një poezi përkushtuese për Fetah Berishën, e shkruar në vitin e largët 1986, e cila u botua për herë të parë në vitin 1994, si dhe albumi me fotografi të përzgjedhura.

Rrëfimet e Morinës nisin që nga fëmijëria e autorit e deri te rrita e tij kohë kur edhe bëhet njëri nga njerëzit më të afërt të Fetah Berishës. Kjo shihet sidomos gjatë gjysmës së viteve ’70, të shekullit të kaluar e këtej, deri në ditët e sotme. Kjo njohje kaq e gjatë ka ndikuar jo vetëm në formimin e autorit por edhe në mundësinë e bashkëpunimit, mirëbesimit dhe të veprimit të përbashkët arsimor, kulturor, ushtarak e politik.

Ky libër është një lloj biografie që kujton kohët më të vështira të personazhit, që nga shkollimi, punësimi, burgosja, vetmia pas burgu e deri te angazhimi politik e institucional në nivel lokal e nacional duke kaluar nëpër dhunën brutale e reprezaljeve të policisë serbe gjatë viteve të ’90. Për këto dhe shumë veprime e ngjarje tjera, për njerëz e vende Hamzë Morina rrëfen me saktësi duke dëshmuar me fakte për gjithë veprimtarinë, angazhimin, punën, dijen dhe personalitetin e Fetah Berishës njeriun e veçantë, njeriun e sakrificës dhe pa dyshim njërin nga figurat më të çmuara në Rahovec dhe më gjerë.

Pra libri është një prodhim dokumentaro – kujtimor që karakterizohet nga thjeshtësia, qartësia dhe të qenit i drejtpërdrejtë. Është libër dëshmues për ngjarje e protagonist që krijuan e vepruan dhe u ngritën në kërkimin e fitimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës për tu shndërruar sot në një realitet historik. Duhet kujtuar e përsëritur vazhdimisht se ky realitetet historik u nis nga perspektiva e errësirës politike, terrorit dhe të mizorisë serbe, me drama tronditëse, mundime e dhembje të mëdha individuale e kolektive. Kundër kësaj robërie shqiptarët ditën të ngrihen e tu qëndrojnë përballë dhunuesve të lirisë, dhe me forcën e durimit e kundërvënies për rezistencë të pathyeshme në vite e mote u shndërruan në protagonistë të njohjes e të respektimit nga perëndimi, nga fuqitë e mëdha, dhe në drejtues të fateve e ardhmërisë së tyre, të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. .

Ky libër është i vlertë sepse besoj se në të ardhmen do të jetë si një pikë reference për gjeneratat që vijnë pas nesh jo vetëm në kuptimin e njohjen e individit por edhe të shumë proceseve e zhvillimeve politike në këtë pjesë të Kosovës. Fetah Berishën e njoha para 45 vjetësh në Prishtinë. Si atëherë edhe sot vazhdojë të ushqej respektin e patundur për personalitetin e tij, e njeriut që veprimin atdhetar dhe politikën nuk i pa si interes por si përgjegjësi duke konsideruar si të padenja e neveritëse mburrjet, lavdet e egoizmin e shfrenuar. Ky njeri, pra Fetah Berisha, mbetet njëri prej idealistëve të mëdhenj të lëvizjes së madhe të viteve ‘90 e cila mbështetej te detyrimi moral dhe te vlerat perëndimore

e që udhëhiqej nga shtytësi i emancipimit kombëtar, nga ideatori, politikani e lideri Ibrahim Rugova. Pra është kohë e njerëzve që mendonin thellësisht e flisnin qartë por që dëgjoheshin nga një popull i tërë. Miku im i vjetër me lartësinë e tij shpirtërore, me fisnikërinë e pastërtinë e tij njerëzore veproi e punoi gjithë jetën e tij për atdhe, shtet e komb mbështetur

fuqishëm në moton e tij: asnjë ideologji partiake e fetare, asnjë interes i çfarëdo natyre, para çështjes së shenjtë kombëtare e të vatanit (Javorja e Prishtinës “Zëri e 2 marsit të vitit 1996”). Kosova, Republika e jonë ende ka nevojë për këta njerëz fisnik, të urtë e idealistë që ushqejnë kombin me dritën e lirisë, demokracisë e civilizimit evropian. Ju falemnderit që më dëgjuat!

Munish Hyseni

Përshëndetja nga Kosova e Fetah Berishës të cilën e lexoi Myrvete Morina, lektore e librit Të dashur miq, përshëndetje të përzemërta nga Prizreni! Me gjithë dëshirën që ta ndaja këtë moment të veçantë me ju, sot, për fat të keq, nuk kam mundësi të jem i pranishëm në përurimin e librit “Me gjyshin shtigjeve të lirisë” nga miku im i nderuar, Hamzë Morina. Ky libër për mua nuk është thjesht një rrëfim – është një kujtim i gjallë, një pasqyrë e një kohe të vështirë, por edhe e një rruge të mbushur me qëndresë, sakrificë e bashkëveprim. Gjatë asaj periudhe, kur isha i detyruar të largohem nga vendlindja për shkak të represionit serb, ishte pikërisht Lozana dhe gjithë Zvicra që u bënë strehë e shpresës dhe e rezistencës sime.

Dhe aty, në ato vite të mërgimit të dhimbshëm, pata fatin të jem bashkë me njerëz të mrekullueshëm – ata që sot janë me ju dhe e kanë bërë të mundur këtë përurim. Një falënderim i posaçëm për autorin Hamzë Morina, që me përkushtim e shpirt ka sjellë në jetë këtë libër, si dhe për organizatorët e këtij eventi – Bislim Hoxhën, Abas Fejzullahun dhe Agim Paçarizin – miqtë e mi të dashur me të cilët kemi ndarë shumë më shumë se kohë: kemi ndarë ideale, përpjekje dhe dashuri për atdheun. Ju përqafoj të gjithëve nga zemra dhe ju falënderoj për këtë nder të madh që po më bëni. Shpresoj të shihemi së shpejti – në ngjarje të tjera që na bashkojnë për të kujtuar, nderuar dhe festuar jetën, lirinë dhe miqësinë.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh