Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

“Një natë në autobus drejt atdheut – rrëfimi i zemrës së një mërgimtari”

by administrator
09:59 05/06/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
“Një natë në autobus drejt atdheut – rrëfimi i zemrës së një mërgimtari”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Zagreb, qershor 2025 – Në heshtjen e një nate të gjatë në autobus, tre burra nga tre qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, me dekada jetë në mërgim, ndajnë mendime, kujtime, mall për vendlindjen, familjen dhe sfidat e jetës në diasporë. Një udhëtim fizik që shndërrohet në një rrugëtim emocional mes lotëve të kujtimeve dhe dritës së shpresës për t’u kthyer një ditë në atdhe.

Ky është një rrëfim i vërtetë, i pa filtruar, i një zemre që rreh për shtëpinë – për tokën ku gjithçka nisi. Bajrushi nga Tetova, 49 vjet jetë në mërgim. Jeton Aziri nga Kumanova, 14 vjet në Zvicër. Lavdrim Mustafi nga Gostivari, 20 vjet në Zvicër.

Së bashku e kaluam natën në autobus, duke folur për atdheun, për mallin e familjes, por edhe për situatën aktuale në mërgim.

Jetoni na tregoi se zemra i rreh për vendlindjen.

“Jam i kënaqur me arritjet e mia në Zvicër, por dua t’i kthehem atdheut. I kam dy djem të vegjël dhe nuk besoj se do të gaboj nëse do të kthehem në vendlindje.”

Ademi na tregoi për jetën e tij, për sukseset e fëmijëve. Kujtoi prindërit e tij. Familjen në përgjithësi.

Insektet e shumta që ngjiteshin në xhamin e parë tregonin rrugën e gjatë që e bëmë gjatë natës. Shoferët ndërroheshin, dhe njëri-tjetrin nuk e linin vetëm për bashkëbisedim. Meqë isha i ulur në vend të parë, i thashë njërin: “Shko pusho, e unë do të bashkëbisedoj.”

Kaloi rruga shpejt me shoferin Imranin, i cili ka përvojë të madhe si shofer autobusi e kamioni – mbi 20 vjet. Ai sa ngiste, unë bisedoja, me disa pyetje, dhe e shihja se ai e do këtë profesion, edhe pse ka shumë përgjegjësi dhe është i lodhshëm. Imrani është nga Gostivari dhe falënderon pronarin e kompanisë dhe shokët me të cilët ka punuar e punon. Ka mirëkuptim me secilin. Sa i qetë që ishte. Sytë i mbante non-stop në përcjellje të rrugës.

Rrezet e para të diellit dolën mbi qiellin kroat.

Para hyrjes në Zagreb ndihesha më i lehtë. Sikur nuk kam një peshë mbi krah, apo në zemër. Edhe pse zemra është e thyer. Familja andej dhe familja këndej.

Atdheu im është bërë çanta me veshjet e mia. Një botë e vogël.

Duke ecur busi, e kujtoja rrugën kur shkoja me familje, e kur e kisha nënën Xhebvahire. Ajo gjithë natën nuk bënte gjumë.

“Si të bëj gjumë o biri im, e kur ju kam juve në rrugë,” më thoshte nëna.

Me të mirat gjëra ushqimore, i bënte me ato ushqime që i dua dhe që i kam dashur.

Ah, nënë… më qan shpirti.

E në anën tjetër, mërgimi më solli një kujtim që të mos mërzitem, sepse sa ishte gjallë fizikisht, jam kënaqur maksimalisht. Dielli më binte në sy dhe gjumin ma mori malli e dhimbja e kujtimeve.

E tash jam me kujtime për shtëpinë ku u rrita. Dikush në autobus flinte, e ne bashkëbisedonim për tema të ndryshme – e kryesisht për fatin tonë si mërgimtarë dhe për brezin e ri.

Ora u afrua 09:00. Ka mbetur edhe pak orë e do të kalojmë Kroacinë dhe do të hyjmë në Serbi.

Shoferi mbante disa bajame afër dhe më ofroi edhe mua. Por e falënderova, sepse kisha marrë gjërat që i dua ushqimore – që mi kishte përgatitur vajza ime e madhe, Dea. Sa mirë i kishte përgatitur. Me gjitha të mirat. Zemra e babit. Sa shpejt u rrite.

“Bab mirë që po e sheh babushin dhe ke punët tua të revistës. E di se kur e takon babushin mbushesh me energji pozitive. Dhe mos u mërzit. Mos të shoh babushi që je i mërzitur.”

Të fala shumë krejtve – edhe xhaxhit Bejtullah, edhe Bekimit, e kudot që shkoni.

Shihja rrugën – sa e sa vetura kanë kaluar. Sa e sa lotë kanë dalë. Shumë për gëzime, e shumë edhe për dhimbje kanë shkuar. Me të hyrë në Slloveni, mërgimtarit i është dukur se ka mbërritur në shtëpi.

Pash edhe ndeshje në komunikacion – e jo më pak se dy.

Kujtova se disa mërgimtarë kanë dhënë jetën në aksidente komunikacioni duke shkuar në atdhe. Me mall për ti takuar të afërmit e çmallur me atdheun. Përkujtimi i qoftë i përjetshëm.

E kujtoj nënën time kur më përqafonte dhe më thoshte:

“Shko e flladiti sytë, locka e nonës, se je lodh.”

E babushi, në anën tjetër, ma binte kafen, që vetëm ai di më mirë se gjithkush ta ziej.

Sa keq i thoja vetes – me ardhë me të fol babë e nënë si mysafirë në shtëpinë tënde. E dhimbshme.

E kujtoj se duhet shkuar në të pame e në lindje që s’u kam mbërritur. Kujtoja rrugën që verës na duhet të presim me kilometra nëpër kufij.

SMS-të në telefon vinin – “Ku gjendesh?” – nga bashkëshortja, vajzat, djali, vëllezërit, Fatimja, Aga Rafeti dhe Jetoni. Më jepnin forcë.

Edhe pse e gjatë kjo rrugë, ka kënaqësinë e saj. Sllavonski Brod e Sllavonska Požega – e shoh shenjën.

M’u kujtua që pata ardhur në kazermën e këtij qyteti të ushtrisë te daja Qenan, kur ishte ushtar, së bashku me gjyshin tim Faikun, me babën dhe nënën time.

Ndalu, i thashë lotit – por loti, lotin e ftonte. Dhe sytë ushqenin skuqjen e pagjumësisë. Ishte ujë shpirti me dhimbje.

Para se t’i afrohemi kufirit Kroaci-Serbi, është një emocion tjetër.

Vazhdojmë pas pak…

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh