5.7 C
Zurich
Thursday, February 19, 2026
spot_img
spot_img

Latest Posts

Një mungesë respekti për kohën, durimin dhe besimin e popullit

/ Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt /

Kjo që po ndodh për herë të trembëdhjetë në Kuvendin e Kosovës nuk është thjesht një krizë procedurale,  një simptomë e thellë e një mungese pjekurie politike, një pasqyrë e polarizimeve të thella dhe e mungesës së një kulture të marrëveshjes e kompromisit.

Turp?

Po. Institucionet nuk janë teatër lojërash pesonale.

Dobësi?

Pa dyshim. Kur s’mund të zgjidhet një post kyç si ai i kryeparlamentarit, çrregullohet e gjithë arkitektura e qeverisjes.

Apo diçka tjetër?

Ndoshta një indiferencë e qëllimshme ndaj interesit qytetari, një mungesë respekti për kohën, durimin dhe besimin e popullit.

Deri kur kështu? Derisa përgjegjësia kolektive të peshojë më shumë se interesi partiak. Derisa të kuptohet se demokracia nuk është vetëm votë, por edhe vullnet për bashkëpunim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB