Sonte, datë 25 mars, patëm nderin, që të jemi pjesë i një iftari të organizuar nga miku ynë i nderuar, Kastriot Basha, antarë i Rrjetit Miqësisë, ku murën pjesë Shaqir Alushaj, Nadi Zendeli, Ibrahim Çekaj, Bekim Izeri dhe Shkelzen Krasniqi, vëlla i dëshmorit të parë i rëne në uniformën e UÇK-së, Adrian Krasniqit. Në këtë mbrëmje të ngrohtë, ndajtëm jo vetëm ushqimin, por edhe vlerat tona të përbashkëta të solidaritetit, respektit dhe vëllazërisë.
Ky iftar është një mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të rikujtuar rëndësinë e mbështetjes dhe dashamirësisë, veçanërisht në këtë muaj të shenjtë. Takime të tilla na kujtojnë se sa e rëndësishme është të ruajmë unitetin dhe të përçojmë mirësinë ndaj njëri-tjetrit.
Një falënderim i veçantë për Kastriotin, përzemërsinë dhe mikpritjen e tij, si dhe për të gjithë ata që po e ndajnë këtë mbrëmje me ne. Qoftë kjo një natë e bekuar për të gjithë!