Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Një e diell ndryshe në Zvicër – Nderohet gruaja shqiptare e diasporës

by administrator
09:03 26/05/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Një e diell ndryshe në Zvicër – Nderohet gruaja shqiptare e diasporës
0
SHARES
121
VIEWS
Share on Facebook

Winterthur, 25 Maj 2025 – Në Winterthur të Zvicrës, e diela e fundit e muajit maj u shënua nga një ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë: promovimi i dy librave të autorit PhD. Dashnim Hebibi, kushtuar gruas shqiptare të diasporës.

Në një sallë të mbushur plot me mbi 190 pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare, u zhvillua një aktivitet i veçantë, ku për herë të rrallë, pjesëmarrja e grave dominonte në numër dhe në përfaqësim. Eventi ishte më shumë se një promovim libri – ishte një homazh publik dhe i thellë ndaj rolit të gruas shqiptare në emigracion, kontributit të saj në familje, në ruajtjen e kulturës dhe në integrimin shoqëror.

Nën sfondin e flamurit shqiptar dhe atij zviceran, të dy vëllimet e librit “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare” u prezantuan nga vetë autori Dashnim Hebibi, një emër tashmë i njohur në radhët e mërgatës shqiptare për angazhimin e tij të vazhdueshëm kombëtar dhe kulturor.

Programi u karakterizua nga një rrjedhë emocionale dhe një përmbajtje domethënëse. U hap me himnin kombëtar të interpretuar live nga zonja Bajrami dhe vijoi me këngë nga kori i grave “Lyra”, fjalë përshëndetëse nga përfaqësues diplomatikë, figura të njohura të diasporës dhe interpretim muzikor nga vëllezërit Kuqi – model i rinisë shqiptare.

Në fjalimet e mbajtura u theksua roli jetik i gruas shqiptare në ruajtjen e identitetit kombëtar. “Të drejtat e njeriut janë të drejta të grave, e të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, një herë e përgjithmonë,” u citua Hillary Clinton, ndërsa autori Hebibi falënderoi publikisht të gjitha gratë që me përkushtim dhe dashuri mbajnë gjallë ndjenjën kombëtare në mërgatë.

Të ardhurat nga shitja e librave do të dhurohen për një studente, bijë e një veterani të UÇK-së dhe UÇPMB-së – një gjest i ndjeshëm që lidhi letërsinë me humanizmin.

Në mesin e të ftuarve ishin personalitete të shumta nga fusha e diplomacisë, arsimit, artit dhe veprimtarisë kombëtare, ndër ta edhe ambasadorët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues të shoqatave dhe institucioneve të diasporës.

Mesazhi përshëndetës nga kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, theksoi se:

“Z. Hebibi nuk është vetëm autor i një vepre monumentale, por një zë i fuqishëm i kombit në diasporë – një studiues me vizion të qartë dhe një model për intelektualin që shndërron letrat në dritare të vetëdijes.”

Promovimi u mbyll me ndarje mirënjohjesh për kontribuues të ndryshëm dhe një koktej modest, përgatitur me përkushtim nga familja e autorit.

“Ky është vetëm fillimi. Do të ketë edhe pjesën e tretë dhe të katërt të këtij rrëfimi. Ka edhe shumë gra që meritojnë të jenë pjesë e këtij homazhi letrar,” u shpreh Dashnim Hebibi në fund të mbrëmjes.

Së shpejti: Reportazhi i zgjeruar me, foto dhe momente të veçanta nga kjo ngjarje e paharrueshme kulturore, në nderim të gruas shqiptare në diasporë. ( Foto nga Florim Useini) 

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh