
Nga: Florim Useini, BASEL
Me shumë kënaqësi pranova pjesëmarrjen në turneun tradicional të futbollit “Xixa Cup 2025” të organizuar nga Shoqata Humanitare Greshnica, nën udhëheqjen e Kryetarit të përkushtuar, z. Xhevahir Ramadani. Faleminderit për këtë ftesë të ngrohtë dhe për mikëpritjen vëllazërore që u ndje në çdo hap të këtij aktiviteti.
Në këtë rrugëtim më shoqëroi edhe miku im dhe Kryetari i Shoqatës Kulturore “Kërçova Zvicër” z. Resul Mehmedi, me të cilin ndamë çaste të bukura, biseda frymëzuese dhe shumë përqafime me vendas të dashur që i kishte bashkuar pasioni për futbollin dhe dashuria për vendlindjen si: z.Shpëtim Pasholli, z.Argjend Lika mga Oda Kërçovare, afaristin Ngadhnjim Sadiku etj. Njëkohësisht, ishte kënaqësi e veçantë që pata rastin të takohem edhe me shkrimtarin tonë të nderuar Blerim Ramadani, i cili ishte mysafir në këtë turne.
Ekipet fituese:
Kampion i “Xixa Cup 2025” u shpall ekipi “Badalli Fassade AG”
Vendi i dytë: “Shqiponja Aranjell”
Vendi i tretë: “Shoqata Humanitare Greshnica”
Ekipi me shpirt sportiv dhe “Fair Play”: “RUFA GmbH”
Përgëzime të përzemërta për të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe një falënderim i posaçëm për stafin e mrekullueshëm të Shoqatës Greshnica, të cilët me organizimin e tyre të përkushtuar, dëshmuan se kur frymëzimi është human edhe sporti bëhet mision!
Uroj që kjo traditë të vazhdojë edhe shumë vite të tjera dhe të shërbejë si urë bashkimi për gjithë komunitetin tonë kudo në mërgatë. Me respekt dhe mirënjohje.