0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Nikol Çabeli shkelqen në “Eurovision junior”

Duhet ti lexosh

Skena në stadiumin “Caja Magica” në Madrid të Spanjës, u shndërrua në një arenë magjike për talentet e rinj të Europës.

Një nga yjet që u ngjit ishte edhe 12-vjeçarja shqiptare, Nikol Çabeli. Me këngën e saj “Vallëzoj”, Nikol përcolli mesazhin e fuqishëm të dashurisë ndaj natyrës dhe harmoninë e jetës.

Pas votimit ajo u rendit e 7-ta mes 17 konkurrentëve . Kryeministri Edi Rama ndau momente nga performanca e saj në “Eurovision Junior 2024”. “Shkëlqen në skenën ndërkombëtare Shqipëria!” vlerësoi Rama. Fituese e “Eurovision junior” u shpall Andria Putkaradze  e Gjeorgjisë me këngën “Nënës time” ( “To My Mom” ). Festivali u transmetua direkt nga RTSH 1 HD.

Nikol Çabeli përfaqësoi Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” në Madrid të Spanjës, pasi u shpall fituese në “Junior Fest Albania 2024” me këngën “Vallëzoj”, me poezi nga Eriona Rushiti, muzikë nga Endri Muçaj dhe orkestrim nga Enis Mullaj.  “Junior Fest Albania ” është një Festival Mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU-së. Slogani i këtij festivali këtë vit ishte “Ti lulëzo”. / rtsh.al /

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit