Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Krijimtari

NGA QORRI LYPIM SY

by administrator
19:18 17/10/25
in Krijimtari
NGA QORRI LYPIM SY
0
SHARES
10
VIEWS
Share on Facebook

Nga Florim USEINI, Zvicër

(Poezi reflektuese për zgjedhjet aktuale që do të mbahen më 19 tetor ne RMV dhe zgjimin kombëtar)

Si çdo herë — të hutuar, me shpresë në duar,

në udhëkryqin e vjetër pa sinjale,

lypim ndryshim, pa e njohur fare,

na kanë thënë se vjen, i mirë, i bukur, i lezetshëm,

si çdo mashtrim që vishet me fjalë të arta

e na shet dritë në errësirë.

Ne vrapojmë pas premtimeve si fëmijë pas tullumbaces,

harrojmë plagët sapo na përkëdhelin me fjalë.

Kemi harruar ta dallojmë burrin prej maskës,

heroin prej aktorit,

dritën prej reflektorit.

Do t’i provojmë të gjithë, me radhë,

s’dorëzohemi lehtë, ne populli i shkretë.

Kohë kemi boll — dëmet s’i bëjmë llogari,

veç njëherë ta përqafojmë ndryshimin,

se jemi të sëmurë nga kujtesa,

nga një demencë që s’e shëron as koha.

Vrasim e prejmë, fyejmë e përmbysim,

por lypim prapë — dhe lypim verbërisht,

se na pëlqen ta quajmë shpresë

atë që na ka bërë rob.

Duartrokasim andej e këndej,

pa ditur pse — veç për t’u ndier pjesë,

sepse zhurma e turmës na jep ngrohtësi.

E megjithatë, këngët patriotike i duam,

ato që s’i kuptojmë, por na prekin në zemër,

se aty, mes notave, fshihet kujtesa e një kombi të lodhur.

Armiku ka filluar të habitet me ne —

s’e njeh më logjikën tonë.

Në mes të mbytjes, ne anashkaluam armikun,

se e kemi bërë zakon të luftojmë njëri-tjetrin.

Si gjithmonë —

mikun e bëjmë armik, e armikun mik,

se kështu na duket më “politikisht korrekt”.

E përsërisim me krenari të verbër:

më mirë të fitojë armiku se miku,

ta fitojë njiher miku, pastaj shohim me armikun.

Një popull që luan me fatin e vet

si me letra bixhozi,

që e shet lirinë për një status në Facebook.

U bëmë faqe e zezë në rrjete,

të fortë me fjalë, të dobët me vepra.

Falë tyre e shohim veten:

një popull që tallet me plagët e veta,

që qesh me hallet e fëmijëve të vet,

që harron të nderojë gjakun që i solli dritën.

I pamoralshmi predikon moralin,

përdhunuesi i ligjit flet për drejtësi,

e mentaliteti i fëlliqur, që s’ka turp,

mendon se është “evropian”.

Tradhtarët shesin trimëri nëpër studio,

ndërsa trimat e vërtetë prehen në heshtje,

nën tokën që s’e desh kush më shumë se ata.

O Zot, çfarë ndodh me këtë popull të mjerë?

A është kjo ndëshkim, apo prova e fundit?

Mos vallë jemi afruar kijametit,

ku çdo e drejtë bëhet faj, e çdo faj lavdi?

Një popull që kërkon shpëtimtarin e shekullit,

e pret nga qielli, pa parë se ndoshta ai

fle brenda nesh —

por ne s’e zgjojmë dot,

se na pëlqen të jemi të verbër.

Po, i bjen që nga qorri lypim sy.

E me të vërtetë,

vuajmë nga demencë,

nga harresa,

nga mungesa e vetëdijes,

nga lodhja për t’u bërë bashkë.

Por ende, në heshtjen e thellë,

diku nën pluhurin e turpit,

rreh një zemër që do bashkimin.

Rreh zemra e nënave që pritën,

e bijve që u rritën pa atdhe,

e mërgimtarëve që punojnë e qajnë në heshtje,

e të rinjve që ende besojnë se mund të ndryshojmë.

Ndoshta drita s’vjen nga syri,

por nga shpirti që guxon të shohë.

Ndoshta bashkimi nuk vjen nga fjalët,

por nga duart që ngrihen bashkë,

pa urrejtje, pa ndarje, pa harrim.

Nëse duam ndryshim,

s’duhet ta presim më prej qorrit —

duhet ta shohim vetë dritën,

duhet ta ndezim vetë flakën,

në zemër, në ndërgjegje, në votë,

në çdo gjest që na bën njerëz.

Vetëm atëherë,

kur s’do të kemi nevojë të lypim më sy,

por do të kemi guxim të shohim,

atëherë,

kombit tonë do t’i kthehet shikimi.

(Zvicër, 17 Tetor- 2025)

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh