Nga Dashnim HEBIBI
Ish-arbitri i njohur i futbollit në Zvicër, Bekim Zogaj, i cili së fundmi është emëruar menaxher i gjyqtarëve elitarë në Federatën e Futbollit të Zvicrës, sot ka ushtruar të drejtën e votës në vendlindjen e tij.
Zogaj ka udhëtuar enkas për të votuar dhe, pas këtij veprimi simbolik, ai ka deklaruar me krenari:

“Këtu ku ka fillu krejtë, e kryva obligimin. Suksese të gjithëve!”
Ky gjest i tij tregon edhe një herë se mërgata shqiptare mbetet gjithmonë pranë atdheut, në çdo moment të rëndësishëm për vendin.
Bekim Zogaj njihet për atdhetarizmin, profesionalizmin dhe lidhjen e fortë me rrënjët e tij, duke qenë njëkohësisht shembull i miqësisë së qëndrueshme shqiptaro-zvicerane.
Ai jeton dhe vepron me familjen e tij në rrethinën e Cyrihut, ku gëzon respekt të madh si në fushën e sportit, ashtu edhe në jetën shoqërore. /SAM24.info