Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për Stadiumin e Gjilanit.
Kurti ka thënë se ky është lajm shumë i mirë për sportin, qytetin e shtetin, teksa ka bërë thirrje që punimet të nisin sa më parë. “Punët e mira dhe të mbara, vetëm vonim se shpëtim nuk kanë. Stadiumi i Gjilanit po bëhet. Lajm shumë i mirë për sportin, qytetin e shtetin. Edhe për Lojërat Mesdhetare 2030. Le të nisin punimet sa më parë!”, ka shkruar Kurti.