Në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, një vend të veçantë në agjendë ka zënë çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Tema është trajtuar në një panel të posaçëm, ku morën pjesë përfaqësues nga Lugina: Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Enkel Rexhepi.
Gjatë diskutimeve, u theksua se komuniteti shqiptar në këtë rajon përballet me sfida të shumta dhe diskriminim sistematik, që prekin fusha të ndryshme të jetës së tyre. Folësit kërkuan nga institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të ndërmarrin hapa konkretë dhe veprime të koordinuara për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, mbrojtjen e identitetit të tyre kombëtar dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
Panelistët apeluan që çështja e Luginës së Preshevës të mbetet pjesë e vazhdueshme e agjendës diplomatike të Kosovës dhe të trajtohet si prioritet strategjik në komunikimin me faktorët ndërkombëtarë.
SAM24.info
D.H