Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Kultura

Në Horizontet e Harresave të Ilirian Zhupës

by administrator
10:02 19/05/25
in Kultura
Në Horizontet e Harresave të Ilirian Zhupës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

/ VËSHTRIM NGA ANGELA KOSTA /

 

ILIRIAN ZHUPA

ËSHTË VONË TË MË MUNGOSH

Më mungojnë shumë gjëra, po ti më mungon e para.

Rruga më shtyn me bërryla, sikur do të më nxjerrë në skaj.

Atje, nëpër stola, rrinë ulur ca pleq me fytyra të bardha

Dhe të gjitha fytyrat ngjajnë.

Unë ku të shkoj? Unë kë të ndjek?

Unë kujt t’i flas?

Shkoj në biblioteka dhe librat më kërrusin nga dashuria,

Ndjek fluturimin e shtërgjve dhe në qiej më pikturohet një vajzë,

Flas me një që s’e njoh dhe s’di se ç’thonë fjalët e mia.

O, po i kam të gjitha e prapë më mungojnë, më braktisin,

Zjarri brufullon brenda gjoksit, ngrohen shumë në të, po jo ti.

Udhët ku shkoj përfundojnë pikërisht atje ku nisin,

Sytë më erren nga pritja sa s’i quaj dot sy.

Pi një kafe me shokët. Ndahemi.

Ata vrapojnë te të dashurat e tyre,

mbështesin kokat mbi supe, pëshpërisin, pastrojnë shpirtin nga bryma.

Po unë çfarë të bëj? Vij te vetvetja.

Mbështes kokën në horizontet e grivëra,

pëshpëris gjer në thirrje dhe më merret fryma.

Pas të gjitha këtyre shkruaj e ç’shkruaj vargje.

Qielli më bëhet i kaltër, mosha më ndihet e bukur, nata më mbushet me yje.

Këndoj dashurinë që e kam dhe s’e kam,

po e gjej të brishtë e të madhe

e ndihem demiurg dhe pre i dashurive.

Është vonë të më mungosh, e dashura ime!

VËSHTRIM NGA ANGELA KOSTA

NË HORIZONTET E HARRESAVE TË ILIRIAN ZHUPËS

Në poezinë “ËSHTË VONË TË MË MUNGOSH…” poeti Ilirian Zhupa shpreh ndjenjën e thellë të mungesës dhe nostalgjisë ndaj vajzës që e ka dashur shumë, duke e vendosur atë si humbjen kryesore përpara çdo gjëje tjetër.

“Më mungojnë shumë gjëra, po ti më mungon e para”

lexuesi e përthith që në hapjen e vargut të parë, i cili edhe pse është në “kundërshtim” me titullin, një përsëritje kjo jo vetëm për përvuajtjen që e ka pushtuar, por edhe për atë shpagim të pamerituar dhe të përjetuar gjatë viteve që në secilin prej nesh kalojnë aq rrëmbyeshëm, pa mundur t’i kontrollojmë dot. Por megjithatë, autori e pranon moshën e tij të avancuar e të mrekullueshme, duke u shfaqur akoma i ri në shpirt, ashtu sikurse në të gjitha fazat e jetës.

Poeti Zhupa na çon në qytetin e tij dhe banorët e këtij qyteti, duke theksuar atë që e “shtyp” dhe e demoralizon vazhdimisht, në atë jetë të përditshme rutine dhe apatie, të cilën ai e ndjen jo vetëm përreth botës së tij të izoluar, por edhe ndaj atyre që plaken në heshtje, pa vitalitet e gjallëri, duke u përhumbur në atë metamorfozë, ku të gjithë marrin të njëjtën ngjyrë në pikturën e zbehtë të jetës, duke u shndërruar të gjithë si të njëjtë e të ngjashëm midis tyre.

“Atje, nëpër stola, rrinë ulur ca pleq me fytyra të bardha, dhe të gjitha fytyrat ngjajnë.”

Zëri i heshtur dhe i dëshpëruar i Zhupës, pyetjet e tij të vazhdueshme teksa kërkon atë përgjigje që ndoshta askush nuk mund t’ia japë, (natyrisht me dëshirën për një përgjigje të përshtatshme dhe të kënaqshme), na çon drejt temave të gjera sociale dhe veçanërisht asaj të emigracionit, një plagë e dhimbshme që zbraz dhe lëndon jo vetëm shpirtin e qyteteve të një atdheu, të një populli të tërë, por edhe të çdo personi më vete.

“Unë ku të shkoj? Unë kë të ndjek?

Unë kujt t’i flas?”

Duke u gjetur pa askënd pranë, Zhupa ndjek fluturimin e shtërgjve dhe është pikërisht aty, ai moment në të cilin përqendrohet dëshira e tij, malli që i përvëlon dhe brufullon brenda gjoksit, ku të gjithë mbështesin kokën, ndërsa vajza e pikturuar në qiej nuk e bën më këtë, (qiej – pafundësi dhe njëkohësisht afinitet i një vizioni onirik që, megjithëse prezantohet i magjishëm, është po aq edhe delirant).

“Ndjek fluturimin e shtërgjve dhe në qiej më pikturohet një vajzë.”

“Zjarri brufullon brenda gjoksit, ngrohen shumë në të, po jo ti.”

Në kërkim të një shenje apo kujtimi, poeti endet nëpër rrugë dhe biblioteka, duke u përkulur nën peshën e dashurisë së madhe, e cila e përndjek edhe në faqet e librave. Kthimi tek vetvetja është dashuria që ndjen për vetveten, e vetmja që e lejon të mos shkojë më tej, sepse në fund të fundit, të gjitha rrugët ku shkon, përfundojnë pikërisht aty ku fillojnë.

Duke vëzhguar me melankoli të tjerët që vrapojnë tek të dashurat e tyre, Zhupa thekson dhe nënvizon idenë e vetmisë së tij, e cila e tërheq dhe e shpie gjithnjë e më shumë drejt vetvetes. E megjithatë, ai gjen pakëz paqe dhe gëzim në vargëzim, duke e parë veten jo vetëm si një demiurg por edhe pre e dashurive të reja që do vijnë, perspektivë kjo për të ardhmen jo të largët.

Vargu i fundit “Është vonë të më mungosh, dashuria ime!” është pranimi i humbjes së gjysmës tjetër të shpirtit të tij, por jo ai i vazhdimësisë së rrugëtimit të tij.

Poeti e pranon fatin e tij, duke zgjedhur të ecë përpara, drejt udhëve të reja, duke qenë zot i vetvetes në horizontet e reja të dashurisë dhe të vetë jetës.

Autori na paraqet edhe momentin e dorëzimit emocional, dhe e bën këtë duke mbështetur kokën në ato horizonte të grivëra, si zemra e tij e thyer nga ajo ëndërr e ndërprerë dashurie. Edhe pse ndjen atë nostalgji të mundimshme, ai gjen”unin” e ri, ndaj i jep përfundimisht lamtumirën të kaluarës. Ky është thelbi, kyçi i “shpërthimit” që autori pranon se është vonë ta ndjejë mungesën e dashurisë së dikurshme përfundimisht brenda vetvetes, lojë fjalësh kjo e kombinuar me mjeshtëri të madhe poetike nga poeti Zhupa.

Nga: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh