Nis vazhdimi i seancës konstituive, një minutë heshtje për Papa Françeskun
Me 40 minuta vonesë ka filluar vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i seancës ka nisur me një minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.
Më pas, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka ftuar deputetin e PDK-së, Elmi Reçica që ta bëjë betimin si deputet, pasi ka munguar herën e kaluar kur është kryer betimi i deputetëve. Tani vijnë prononcime të ndryshme nga partitë politike.