Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë sot nga jeta.
64-vjeçari ishte duke drekuar me bashkeshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Sipas burimeve, ai është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës.
Më herët, familjarët e tij kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Infomacion paraprak
Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Kush është Artur Zheji?
Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishteë gazetar, publicist dhe analist shqiptar.
Zheji është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.
Artur Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri.
Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo.
Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë, transmeton oranews.