4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë!

Duhet ti lexosh

Besnik Mustafaj me romanin më të mirë, Pëllumb Xhupi fiton çmim për veprën më të mirë studimore

“Fati i marrë” nga Besnik Mustafaj u shpall romani më i vitit nga Qendra Kombëtare e Librit që ndau këtë të premte çmimet kombëtare të letërsisë për vitin 2023.

Në roman, Fati i Marrë i Shqipërisë, kthehet në Fatin e Bukur, që pasuron shqipen dhe të bën të ëndërrosh për historinë. Çmimin, autori i njohur ia dedikoi djalit

Për librin “Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar”, që dokumenton Shqipërinë e mesjetës, Pëllumb Xhufi, fitoi çmimin vepra më e mirë e vitit.

Ndërsa Shpëtim Kelmendi mori çmimin vëllimi më i mirë me tregime me “Dashnia asht”. Tregimet vijnë me një gegnishte kumbuese e me një ndjeshmëri të rrallë.

Me motivacionin për pasurimin e poezisë shqipe me zërin e saj lirik unik, Entela Tabaku mori çmimin vëllimi më i mirë poetik.

Ana Kove u vlerësua me përkthimin më të mirë, me veprën “Daullja prej llamarine” të Gunter Grass, ndërsa libri më i mirë për fëmijë iu dha Ledjana Brahos për veprën “Kroni dhe Pulëbardhat”. Në aktivitetin e ndarjes së çmimeve, kryetari i jurisë, Koloreto Cukali dhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, theksuan rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe përmes zhvillimit dhe mbështetjes së letërsisë, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit