0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Ministri i Brendshëm, Hoxha, takon ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Marco Alberti

Duhet ti lexosh

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka zhvilluar të martën një takim me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Marco Alberti, të cilit i ka uruar mirëseardhjen dhe “suksese në detyrë”. Lajmi bëhet i ditur nga ministri Hoxha, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të ministrisë së Brendshme.

“Bashkë ndamë vlerësimin se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe konstatuam përkushtimin e plotë të palëve për të thelluar partneritetin strategjik. Shqipëria mbetet e gatshme për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë me Italinë mike, në fushat me interes të ndërsjelltë, fokusuar në çështje të sigurisë. Fola me Ambasadorin për forcimin e luftës kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, përmes strukturave të përbashkëta hetimore dhe analizës së informacionit kriminal.

Shpreha edhe njëherë falënderime për mbështetjen e ofruar nga pala italiane në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, përmes dhurimit pak ditë më parë, të dy anijeve për Policinë tonë Kufitare, për monitorimin e hapësirës detare.”, thuhet në njoftim.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit