Ministri gjerman i Kulturës, Wolfram Weimer, ka bërë thirrje për shkrirjen e Google. Në një intervistë për “Politico”, Weimer ka përkrahur vendimin e Komisionit Europian për gjobitjen me 2.95 miliardë euro të Google, për shkelje të konkurencës.
“Nuk bëhet fjalë për shkrirjen e një kompanie me pozitë dominuese që përfiton nga pozita e vet. Ata po ndryshojnë peizazhin mediatik dhe pra themelet demokratike të një vendi.
Nga radiot lokale në stacionet televizive dhe të gjithë mediat e shkruara – Google po thith çdo gjë, dhe kjo kërcënon lirinë tonë të shprehjes”, tha ai. Weimer ka qenë më herët një gazetar i “Die Welt” dhe ka paralajmëruar se do të vazhdojë me aksionet ndaj Google dhe kompanive të ngjashme edhe përhet ligjit antitrust, transmeton gtema.