1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Mërgata shqiptare: Të lënduar, por jo të nënshtruar – Atdheu na dhemb!

Duhet ti lexosh

/ Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich /

Mërgata shqiptare nuk është vetëm mall i shpërndarë nëpër botë — është zemra që rreh për tokat shqiptare, është shtylla që mbajti vendin para, gjatë luftës dhe sot e kësaj dite , mungesa e shpresës dhe varfëria. Ne jemi ata që s’mundëm të qëndrojmë fizikisht, por që kurrë s’e lamë Kosovën e tokat tjera shqiptare shpirtërisht.

Sot, me dhimbje të thellë e themi: jemi të zhgënjyer, jemi të lënduar me ate që po ndodh në Kosovë! Po shikojmë nga larg sesi “kulaçi” i politikës po e rëndon shtetin për të cilin është derdhur gjak. E kemi pritur pavarësinë si një dritë pas një nate të gjatë me shumë sakrifica e dhimbje, e tash ajo dritë rrezikon të shuhet nga hijet e interesave personale, pazareve politike dhe mungesës së vizionit.

Si kemi rënë kaq poshtë?

A e kuptoni se përpara botës jemi duke u vetëposhtëruar?

Përpara familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, fëmijëve jetimë, nënave që nuk e dinë ende ku janë eshtrat e bijve të tyre… a ka më turp?

Në vend të bashkimit, po ndahemi për kolltukë. Në vend të zhvillimit, po mbjellim përçarje. Nuk po dimë të ndajmë një kulaç që e kemi fituar me mund, me gjak, me sakrificë.

Edhe nëse zgjedhjet përsëriten, me kë të shkojmë në kutitë e votimit?

Kënd me votu? — është pyetja që po bëhet britmë në çdo cep të diasporës. “Pse more kështu?” – thërret i mllefosur Blerimi nga Peja, si shumë të tjerë që kanë sakrifikuar gjithçka për këtë vend.

Tentativa e 11-të për konstituimin e Kuvendit — një maratonë turpi. Sa më shumë që vonohet vendimmarrja, aq më shumë po humbasim. E ditët nuk na presin.

Mërgata nuk ka heshtur. Ne kemi propozuar me vite ide konkrete: muzeun e diasporës, bankën shqiptare, kompaninë ajrore tonën, fuqizimin e shkollës shqipe jashtë vendit (LAPSH), ndërlidhjen e kapaciteteve tona me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Por është zgjedhur heshtja. Heshtja e verbër.

Kosova sot është tema e vetme e mërgatës. Kemi dhënë gjithçka që kemi pasur – kohë, para, zemër.

Por a kemi të drejtë të shpresojmë më?

A kemi ende kujt t’i besojmë?

Ky është një apel, një britmë që del nga plagët tona: Mjaft më! Bashkohuni! Reflektoni! Dëgjoni zërin e atyre që nuk janë më, e ndershmërisht shërbeni atdheut.

Sepse çdo ditë e humbur, është një dhimbje më shumë për ne të gjithë. ( Foto ilustrim)

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit