Mentor Hyseni emërohet Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës

0
SHARES
5
VIEWS

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni.

 

“Procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë”, njofton MFPT.

Hyseni, sipas këtij dikasteri, pritet të vazhdojë dhe avancojë punën e deritanishme për një administratë moderne, transparente dhe të drejtë, transmeton rtk.