3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës

Duhet ti lexosh

/ Aeroporti i Mynihut do të tërhiqet nga këshillimi për projektin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë. Mediat gjermane si Merkur.de dhe Tz.de  bëjnë me dije se kjo u njoftua nga këshilli i qytetit ditën e sotme. Sipas shkrimit të mediave gjermane, shkak për këtë vendim u bënë protestat nga ambientalistët shqiptarë dhe të huaj. Jo vetëm kaq, por kritika ndaj këtij projekti pati edhe nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.

Pjesë nga shkrimi i mediave:

Konsiderohet si lumi i fundit i egër i Evropës dhe aktualisht aty po ndërtohet një pistë dhe kullë kontrolli: bëhet fjalë për lumin Vjosa në Shqipëri. Qeveria atje po ecën përpara me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës – pavarësisht rezistencës së ashpër nga konservatorët vendas dhe kritikave nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Projekti ka një lidhje me Mynihun: Filiali i ‘Munich Airport GmbH’, Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut është duke vepruar si këshilltar. Siç u njoftua në Këshillin Bashkiak të Mynihut të martën (8 prill), Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut do të tërhiqet nga ky aktivitet në fund të prillit.

Partia e Gjelbër e mirëpriti këtë në një deklaratë, por paralajmëroi se angazhime të tilla të dyshimta duhet të shmangen në të ardhmen. Opozita shqiptare jo vetëm që e ka kundërshtuar projektin në planin e mbrojtjes së mjedisit, por edhe në planin ekonomik, duke e quajtur si një gjobë të madhe mbi shqiptarët, transmeton noaal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit