Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Mbyllja e shkollave në trojet shqiptare, një vdekje për së gjalli e kombit!

by administrator
16:19 25/08/25
in Aktualiteti, Arsimi
Mbyllja e shkollave në trojet shqiptare, një vdekje për së gjalli e kombit!
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook

Nga Prof.dr.Fadil MALOKU, Prishtinë

(Në 10 vitet e fundit, mbi 350 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një krizë të thellë demografike dhe arsimore në rajon) Sipas të dhënave zyrtare, 295 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022.

Në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla gjatë periudhës 2013–2023, ndërsa në Maqedoninë e Veriut numri lëviz nga 30 deri në 44 shkolla të mbyllura. Për përgjegjësit e cilësisë edukativo-arsimore, këto të gjetura nuk janë thjesht të dhëna statistikore, por një kambanë alarmi për të ardhmen e gjithë kombit shqiptar në rajon! Shikuar sociologjikisht, mbyllja e shkollave në nivel kombëtar është shndërruar jo vetëm në një fenomen kompleks e brengosës, por edhe tejet shqetësues!

Nëse, përmes një analize sociologjike përpiqemi ad hoc t’i identifikojmë ca nga faktorët që po e nxisin në shkallë kombëtare këtë dukuri të; ikjes, largimit, apo boshatisjes së heshtur të shkollave shqipe në kohën tonë, kuptojmë që janë ca faktorë cytës që shtojnë këte dinamikë, si:

1. Rritja e migrimeve të brendshme atyre të jashtme.

Ku mungesa e popullsisë shkollore u shndërrua lehtësisht në faktor kyç e dominues që e rritën kuotën e braktisjes apo mbylljes së njësive “laboratorike” të dijes dhe trurit shqiptar. Pas rënies së komunizmit (Shqipëri) dhe luftës së vitit 1999 (Kosovë), shumë familje, nën ndikimin e çlirimit ideologjik në Shqipëri dhe çlirimit nga zgjedha serbe në Kosovë, u përfshinë në “odisejadën” e ndërrimit të vendbanimit apo të arratisjes nga vendlindja, me arsyetimin e kërkimit të mundësive më të mira socioekonomike.

“Odisejadë, kjo që me automatizëm, solli zvogëlimin e numrit të nxënësve gjithandej zonave periferike shqiptare. Duke e bërë kështu të pamundur si mirëmbajtjen ekonomike ashtu funksionalizimin e shumë shkollave shqipe. Kriza ekonomike, inflacioni i lartë, skandalet qeveritare, krimi, korrupsioni dhe papunësia në disa rajone të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë rritur varfërinë dhe kanë penguar investimet kapitale në sektorin e arsimit. Për pasojë, shumë shkolla, të privuara nga mirëmbajtja infrastrukturore dhe nga kuadrot cilësore e të kualifikuara, u detyruan të mbyllen.

2. Rënia rapide e natalitetit.

Shumë familje shqiptare, të privuara nga mundësitë për punësim dhe perspektivë, kanë reduktuar numrin e martesave, gjë që solli rënie të lindjeve. Ky fenomen shoqërohet edhe me ndryshime të mëdha në zakonet sociale e ekonomike, si vonesa e martesës dhe e lindjes. Ky trend është më i shprehur në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa më pak në Kosovë. Familjet e sotme shqiptare bëjnë më pak fëmijë për shkak të krizës ekonomike, pasigurisë sociale dhe ndikimeve kulturore perëndimore. Zvogëlimi i numrit të anëtarëve të familjes reflektohet automatikisht në zvogëlimin e numrit të shkollave, sidomos në zonat rurale.

3. Përdorimi i teknologjisë dhe mësimdhënies alternative.

Me përhapjen e mësimit online (i testuar më së miri gjatë pandemisë Covid-19) dhe me rritjen e mundësive që ofron teknologjia, sidomos inteligjenca artificiale, shkollat që nuk ishin të përgatitura për t’i implementuar risitë e reja u detyruan të reduktohen ose të mbyllen tërësisht. Siqë shumica e familjeve që emigrojnë vijnë nga zonat rurale, ku shkollat e vogla nuk kanë luksin e mësimit në distancë, ato u braktisën edhe pa arsye shtesë.

Këtij procesi i shtohet edhe transformimi i familjes shqiptare, ku gjeneratat e reja të “TikTok-ut” dhe rrjeteve sociale shpesh janë të shkëputura nga normat dhe vlerat tradicionale të solidaritetit, respektit dhe autoritetit familjar. Kur kësaj i bashkohet edhe perceptimi i ulët për cilësinë e arsimit publik, shumë prindër zgjedhin ose shkollat private, ose emigrimin. Në këtë mënyrë, shkollat publike, duke humbur primatin e cilësisë dhe funksionin edukativo-arsimor, humbasin edhe nxënësit dhe, për pasojë, mbyllen.

P.S. Në trojet shqiptare, mbyllja e një shkolle nuk është vetëm një akt burokratik i detyruar, por edhe një akt simbolik i “vdekjes për së gjalli” të vetë kombit.

Kjo nënkupton jo vetëm shpërbërjen e ekuilibrave socialë, por edhe humbjen e perspektivës dhe reduktimin e popullsisë shqiptare për brezat e ardhshëm. Nëse nuk merren masa urgjente për të rivitalizuar jetën sociale, për të stimuluar krijimin e familjeve të reja dhe për ta rikthyer shkollën publike si institucion të vlerave, shoqëritë shqiptare do të përballen seriozisht me procesin e shpërbërjes së pakthyeshme sociale dhe kulturore të shteteve dhe të vetë kombit shqiptar. ( Foto ilustrim )

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh