4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Mbreti danez ndryshoi stemën mbretërore pas njoftimeve dhe mesazheve të Trump për Grenlandën

Duhet ti lexosh

Për 500 vjet, stemat e mëparshme mbretërore daneze kanë paraqitur tre kurora, simbolin e Unionit Kalmar midis Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë, i cili u drejtua nga Danimarka midis 1397 dhe 1523. Ato janë gjithashtu një simbol i rëndësishëm i fqinjit të saj Suedisë. Por në versionin e përditësuar, kurorat janë hequr dhe janë zëvendësuar me një ari polar dhe dash më të spikatur se më parë, për të simbolizuar respektivisht Grenlandën dhe Ishujt Faroe. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Trump muajin e kaluar tha përsëri se dëshiron që SHBA të blejë Grenlandën dhe kryeministri i Groenlandës, Múte Egede, kohët e fundit akuzoi Danimarkën për gjenocid në përgjigje të hetimeve të skandalit të kontraceptivëve të detyruar të viteve 60 dhe 70.

Në fjalimin e vetë Egede për vitin e ri, ai përshpejtoi thirrjet për pavarësinë e Grenlandës dhe bëri thirrje që “prangat e epokës koloniale” të hiqen, njofton telegrafi.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit