Nga: Fehim Abazi, Imam i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion-Lozanë
Lausanne, 22 maj 2025- Në ambientet e Qendrës Shqiptare për integrim, Kulturë dhe Religjion, mbrëmë me 22 maj 2025, u mbajtë seanca e dytë informative në kuadër të puntorisë për përgatitjen për pension.
Ky aktivitet u zhvillua nën drejtimin e znj. Luljeta Hajzeraj Krasniqi, juriste në Programin Age et Migration të EPER-it.
Në qendër të kësaj mbrëmjeje ishte Shkalla e dytë e Përfitimeve Shoqërore në Zvicër (LPP), një temë me rëndësi të madhe për të gjithë të punësuarit dhe kontribuesit në sistemin pensional zviceran.
Pjesëmarrësit u informuan rreth detyrimeve dhe të drejtave që rrjedhin nga ky sistem, mënyrës së llogaritjes së pensionit, mundësive për tërheqje të parakohshme dhe procedurave që duhet ndjekur për të siguruar të ardhurat e akumuluare gjatë viteve të punës.

Në një atmosferë mjaft të gjallë dhe interaktive, të pranishmit shtruan pyetje të shumta, jo vetëm për temën e trajtuar por edhe për temat që do të pasojnë në semestrin e dytë të këtij cikli informues.
Ky aktivitet u mirëprit nga komuniteti shqiptar në rajon, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e ofrimit të informacioneve të qarta dhe profesionale mbi të drejtat sociale në Zvicër.