
Nga: Hamzë Morina, veteran i arsimit
Seminari i gjuhës dhe i kulturës shqiptare në Prishtinë
Nostalgji për ngjarjet e gjysmë shekulli:
– Me 1974 hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës
– Me 1974 fillova studimet për Letërsi e gjuhë shqipe
– Me 1974 për herë të parë nis punimet Seminari i parë për gjuhen shqipe për të huaj në Prishtinë.
Unë, ky djal i ri, ruaj me fanatizëm kujtimet dhe sot ndjej nostalgji të ligjshme derisa përcjell me zell hapjen e Seminarit të 43 -të.
Takohem sot pas gjysmë shekulli me prof. të nderuar që ende janë gjallë, si dr.. Ali Aliu, dr. Rexhep Ismaili dhe kujtoj Anton Çeten e Idriz Ajetin, derisa pranë kam studius si dr. Lindita Sejdiu – Rugova, nismëtare dhe në vazhdimësi udhëheqëse e Seminarit të 43 -të.

Përkrah kam studiuesin e ri që punon me zell në Gjermani, Driton Gashin , i cili i ka sjellë librin e ri të sapopromovuar, koleges nga Tetova dr. Lumnije Jusufi nga Universiteti Humbolt i Berlinit dhe zvicëranin Aleksander Herren që kishte ardhë për të përcjell këtë seminar nga Baseli i Zvicrës.
Gjuha shqipe ka shtuar interesim edhe për shumë studiues të huaj, jo vetëm nga vendet mike, por edhe nga ato që ende se kanë njohur Republikën e Kosovës. Studimi i saj ka ngjallë kureshtje të madhe për gjuhësinë indoeuropiane dhe më gjërë.

Sot, pos organizatorëve – Fakulteti i Filologjisë i Prishtinës me dekanin Abdullah Rexhepi, morën pjesë edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës me Mehmet Krajen e deri te kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti e ministrja në detyrë e Arsimit Shkencës e Tekbologjisë, Arbërie Nagavci dhe Shezair Rokaj nga Fakulteti Histori – Filologji i Tiranës i cili barti barrën organizative të këtij Seminari në vitet kur Serbia pat vënë masat e jashtëzakonshme në Universitetin e Prishtinës.
SAM24.info