Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Biznesi

Mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

by administrator
11:23 10/01/25
in Biznesi
Mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

Qytetarët e Kosovës duket të jenë konsumues të mëdhenj të produkteve të mishit. Nëse shikohen shifrat zyrtare të Doganës së Kosovës, mund të krijohet përshtypja se qytetarët hanë vetëm mish.

Vetëm brenda vitit që lamë pas, Kosova ka importuar 52 milionë e 916 mijë kilogramë mish nga vende të ndryshme të botës. Ndërsa, edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës tregojnë për sasinë e asgjësimit të mishit më 2024 dhe sa janë të angazhuar për të siguruar cilësinë e këtij produkti për qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vlera e importit të mishit për vitin 2024 ishte mbi 117 milionë euro.

Dogana liston mishin në vendin e 12-të sa i përket produkteve më të importuara përgjatë vitit.

Krahasuar me vitin 2023, sasia e importit të produkteve të mishit nuk ka ndryshuar shumë, mirëpo vlera e tij po. Për më shumë se 10 milionë euro është më e lartë vlera e importit të mishit në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023. Kjo ngritje duket të jetë si rrjedhojë e inflacionit nga vendet e origjinës.

Në një përgjigje për KosovaPress, Dogana e Kosovës thotë se në vitin 2023 janë importuar 52 milionë e 688 mijë kilogramë mish në vlerë 106 milionë euro.

“Më 2024, Kosova ka importuar mish 52 milionë e 916 mijë e 754 kilogram mish, në vlerë 117 milionë e 572 mijë e 20 euro”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Dogana e Kosovës.

Ndërsa, në vitin 2017 sasia e importit të mishit ishte rreth 40 milionë kilogram.

Por, sa ka siguri për ushqimin e mishit?

Sipas zëdhënësit të AUV, Lamir Thaçi, në secilin rast, kur inspektori, apo ekipi inspektues ka vlerësuar se një produkt nuk i plotëson kriteret ligjore për tregtim dhe konsum ka vendosur që produkti të asgjësohet.

Thaçi thotë se nga janari deri më 1 dhjetor 2024, AUV ka asgjësuar mish dhe produkte mishi në sasi 460,669 kilogram. Përveç kësaj, AUV ka asgjësuar në këtë periudhë peshk në sasi 40,505 kg.

Sipas tij, lloji mishit që është asgjësuar më së shumti është mish gjedhi.

“Me qellim qe të pamundësohet çfarëdo keqpërdorimi i mundshëm. Të gjitha vendimet për asgjësime të produkteve janë nxjerrë duke respektuar procedurat ligjore. Produktet e asgjësuar për ketë vite janë me sa vijon: Mish dhe produkte mishi ne sasi 460,669 kg, si dhe peshk në sasi 40,505.86 kg”, thotë ai.

Sipas Thaçit, në secilin rast kur janë gjetur produkte jo të rregullta, janë iniciuar procedura ndëshkimore. Nga inspektorati veterinar janë 8 procedura per kundërvajtje. Ndërsa në total, nga inspektorati fitosanitar bazuar ne gjetjet janë shqiptuar 60 fletëparaqitje. Kurse, nga inspektorati veterinar si inicime në gjykatat kompetente janë dorëzuar 103 raste. Përveç kësaj, çmimi mestar i mishit të gjedhit më 2024 ka arritur rekordin e ri të ngritjes në 10 vitet e fundit në Kosovë. Çmimi mesatar për një kilogram mish gjedhi në vend ka arritur në 8.98 euro – cent në nëntor të këtij viti, një rritje prej 2 euro e 50 centë për kilogram ose 38.46 për qind më shtrenjtë krahasuar me vitin 2014, kur ky çmim ishte 6.48 euro – centë. Çmimi i mishit nëpër disa mishtore në vend ka arrit këtë vit edhe deri në 10 euro për kilogram, njofton rtk.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh