3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Marshimi “Faleminderit Kukës”, qytetarët e Kosovës në përkujtim të Eksodit 1999

Duhet ti lexosh

Bashkia e Kukësit është në përfundim të programit të aktiviteteve që do të mbahen në përvjetorin e 26-të të eksodit 1999.

Kryetari i bashkisë, Albert Halilaj, tha se është bashkëpunuar me shoqatën “Eksod 99”, duke planifikuar në detaj aktivitete që do të mbahen në datën 16 prill në Kukës.

Së bashku me drejtuesit e shoqatës ‘Eksod 99’ kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të bërë një sërë aktivitetesh kulturore, siç është pritja e atyre në Morin dhe ekspozitat te Pallati i Kulturës, një koncert festiv me këngëtarë të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për të bërë një ceremoni, që e vlerëson në maksimum këtë ditë të shënuar, e cila shpalosi vlerat e kuksianëve në lidhje me bujarinë, mikpritjen,” tregoi z. Halilaj.

Paralelisht kryetari i bashkisë tha se do të ndërhyhet për riparimin e obeliskut që përkujton këtë ngjarje historike dhe kompletimin e tij me objektet dhe aksesoret e nevojshëm historik.

Është një objekt tejet i amortizuar për shkak të lagështirës, për shkak të dëmtimit të fotove e materialeve brenda muzeut. Jam në kontakt me shumë donatorë për ta bërë të mundur një muze siç e meriton me gjithë aksesorët e nevojshëm, me rrethim, me ndriçim dhe me një ndryshim total të këtij obelisku,” tha kryebashkiaku i Kukësit.

Aktiviteti përkujtimor me moton “Faleminderit Kukës” u mbajt për herë të parë në 16 prill 2000 e që nga ajo kohë, manifestimi organizohet çdo 16 prill.

Në ditën e manifestimit, grupe qytetarësh të organizuar, por edhe në mënyrë spontane udhëtojnë nga Mitrovica drejt Kukësit, duke risjellë në kujtesë eksodin e më shumë se gjysmë milion shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre për t’u vendosur në Kukës e qytete të tjera të Shqipërisë./ Bujar Muçmata/rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit