Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Foto Lajm

Maqedonia e Veriut- Tragjedia në Koçan, arrestohen 15 persona, mes tyre dhe ish zyrtarë të lartë

by administrator
23:46 16/03/25
in Foto Lajm
Maqedonia e Veriut- Tragjedia në Koçan, arrestohen 15 persona, mes tyre dhe ish zyrtarë të lartë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar, në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan, ku si pasojë humbën jetën 59 persona dhe 155 të tjerë u lënduan. Lajmi bëhet i ditur nga Alsat.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi se në mesin e të arrestuarve ka organizatorë të ngjarjes në klubin e natës, pjesëtarë të detyruar për sigurimin e spektaklit, por edhe përfaqësues institucionesh si ish sekretari i Ministrisë së Ekonomisë dhe ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Ka të dyshuar, janë më shumë se 20 persona. Rreth 15 persona janë në stacion policor. Një pjesë e të dyshuarve për shkaktim të kësaj ngjarje penale kanë ndërruar jetë, sipas dyshimeve që kemi deri më tani. Një pjesë janë në spital. 4 persona momentalisht kemi siguruar në spital, dy pjesëtarë të grupit muzikor, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtues i personit juridik, i cili e ka menaxhuar diskotekën. Një pjesë e personave të arrestuar, të cilët momentalisht janë në stacion policorë, janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penale sipas provave që kemi mbledhur deri më tani. Ndërkohë, është arrestuar një person, i cili është organizator i ngjarjes”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

“Gjithashtu, të arrestuar janë edhe ish sekretari i Ministrisë së Ekonomisë. Kemi arrestuar ish drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe tre të punësuar në kuadër të Drejtorisë”, u shpreh Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Toshkovski, konfirmoi se klubi i djegur Puls, nuk ka pasur licencë të vlefshme për punë dhe kjo, sipas tij, është e lidhur me korrupsion.

“Licencë legale për punë, kjo kompani nuk ka. Nuk dua të zbuloj më shumë detaje në atë drejtim pasi jemi në fazën shumë të herët në kuadër të kësaj procedure, por dua diçka të theksoj, se edhe kjo licencë, ashtu sikur shumë të tjera në të kaluarën në Maqedoni, është e lidhur me ryshfet dhe korrupsion”, theksoi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Toshkovski, informoi se në spektaklin e mbrëmshëm kanë marrë pjesë gjithsej 500 persona, ndërsa mes 59 viktimave deri më tani janë identifikuar edhe 3 të mitur.

“Deri më tani janë konstatuar mbi 20 persona të mitur që janë lënduar dhe 3 persona të mitur kanë ndërruar jetë. Në diskotekë ka pasur diku, sipas informatave të para që i kemi, rreth 500 persona. Diku rreth 250 bileta janë shitur sipas informacioneve që kemi marrë. Emrat e të ndjerëve, pas mbarimit të identifikimit do të dorëzohen te familjet. Shumica e viktimave janë identifikuar. Të gjithë trupat që kanë qenë në kuadër të ngjarjes janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes. Në gjendje kritike kemi 22 persona dhe një pjesë e këtyre personave do të transferohen në Turqi, një pjesë në Bullgari, një pjesë në Greqi dhe të tjerëve do t’u jepet trajtim i duhur për mjekimin e tyre”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

47 persona me lëndime të rënda dërgohen për kurim jashtë shtetit

Rreth 117 pacientë po trajtohen nëpër spitalet e vendit. Ndërkohë 13 pacientë janë dërguar për kurim jashtë shtetit, ndërsa planifikohet që edhe 27 pacientë gjithsej të dërgohen po jashtë vendit.

“Në klinikën e Kirurgjisë këtu ndodhen 25 pacientë, në Kirurgjinë e qytetit 24, në klinikën 8 Shtatori gjithashtu ndodhen 24, në Shtip 31, dhe në Koçan 13. Gjithsej janë 117 pacientë, në ndërkohë jashtë shtetit janë dërguar 13 pacientë. Pacientët që janë dërguar për shërim jashtë vendit do dërgohen në Greqi, disa në Bullgari, në Turqi dhe në Serbi dhe të tjerët do të shërohen këtu”, tha Taravari.

Dy spitale private kanë vënë në dispozicion pesë automjetet e tyre për kujdes intensiv për transportimin e pacientëve. Gjithashtu, kanë arritur dy autoambulanca nga Serbia, të cilët transportojnë pacientët drejt Nishit, kurse disa ambulanca kanë arritur edhe nga Bullgaria, ndërsa një avion nga Turqia gjithashtu do të transportojë pacientë.

“Meqenëse këto janë djegie që mund të komplikohen, për në ditët në vijim këshilli i mjekëve mendoi se do ishte mirë që të gjithë pacientëve tu bëhej vend në Shkup, ndërsa më kritikët të dërgohen jashtë vendit. Tre pacient u dërguan në spitalin Papanikolaou në Selanik. Ka mbërritur edhe avioni nga Bullgaria atje ka 8 pacientë, pesë më kritikë dhe tre më pak kritikë”, u shpreh Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit Shëndetësor.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është duke u organizuar transport ajror për të lënduarit më të rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit. Pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga Klinika e Traumatologjisë.

Në Turqi do të dërgohen për trajtim tre pacientë nga traumatologjia dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”. Po ashtu, për në Greqi, me mjete të ndihmës së shpejtë, janë transportuar tre pacientë nga traumatologjia. Me mjete të ndihmës së shpejtë gjithashtu do të transportohen pesë pacientë për në Bullgari dhe pesë për në Serbi, njofton rtsh.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh