Futbolli evropian u trondit këtë të enjte nga lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, Andre Jota, si pasojë e një aksidenti tragjik automobilistik në provincën spanjolle Zamora.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, kur automjeti me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit doli nga rruga, përplasi një objekt dhe u përfshi nga flakët. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës dhe forcave zjarrfikëse, fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk arriti të mbijetojë.
Diogo Jota, 28 vjeç, ishte një nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit, ndërsa vëllai i tij 26-vjeçar, Andre Jota, luante për Penafiel në Portugali.
Klubet dhe komuniteti i futbollit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e dy sportistëve, duke theksuar humbjen e madhe për sportin, transmeton euronewsal.