Luka Modriç ka blerë një përqinjde të vogël aksionesh të Suonsi Siti. Kroati ka habitur tifozët e ekipit në fjalë, të cilët në rrjetet sociale kanë shprehur habinë për këtë vendim të kroatit, i cili kërkon të luajë edhe për një tjetër vit me Realin.
Siç dihet FIFA i lejon futbollistëve që të zotërojnë aksione të skuadrave të tjera edhe nëse luajnë ende me kushtin e vetëm që të mos zotërojnë ekipe të të njëjtit shtet ku aktivizohen.
Kjo nuk është hera e parë që një futbollist bëhet aksioner në një klub futbolli. Në 2023-in N’Golo Kante, pas transferimit në Arabi, bleu shumicën e aksioneve të klubit të kategorisë së tretë belge, Royal Excelsior Virton. Një vit më pas ishte radha e Kilian Mbape, i cili mori 80% të askioneve të ekipit të Ligës së Dytë franceze, SM Caen, njofton rtsh.