Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Kultura

Libri Arbëneshët e Zarës-Shqiptarët e Zarës

by administrator
15:08 12/01/25
in Kultura
Libri Arbëneshët e Zarës-Shqiptarët e Zarës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on Facebook

/ Histori Gjuhë Arsim Kulturë Letërsi /

BOTOHET ME RASTIN E 85 -VJETORIT TË LINDJES SË AUTORIT

Në veprën Arbëneshët e Zarës- Shqiptarët e Zarës -Histori, Arsim, Kulturë, Letërsi- ndriçohen aspekte të rëndësishme që lidhen me të kaluarën, me gjuhën, arsimin, kulturën dhe letërsinë e arbëneshëve të Zarës – të shqiptarëve të Zarës gjatë shekujve. Përmbajtja e gjerë dhe interesante e librit është sintezë e studimeve dhe e vështrimeve shkencore të deritashme dhe aktuale, që lidhen me botën e shqiptarëve katolikë, të shpërngulur nga gjysma e parë e shekullit XVIII nga rrethinat Shkodrës për shkak të zullumit turk, nga fshatrat që shtrihen ndërmjet Liqenit të Shkodrës dhe Detit Adriatik dhe të vendosur në juglindje të siujdhesës së Zarës, në vendbanimin e ri –në Arbënesh.

Gjatë periudhës kohore gati 300 vjeçare të jetës dhe të veprimtarisë së tyre, në kushte shumë të rënda të jetës nën sundimin turk, të gjendjes sociale, politike dhe të emancipimit arsimor, kulturor dhe shkencor, kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme të ruajnë qenien e tyre kombëtare, gjuhën shqipe- të folmen arbëneshe, si edhe kulturën tradicionale dhe të krijojnë vepra të reja me vlerë artistike, me tipare të frymës kombëtare shqiptare dhe universale.Në kulturën materiale dhe shpirtërore kanë pasuruar mozaikun kulturor shqiptar edhe me veçori të ambientit të ri jetësor dhe artistik.

Eqrem Çabej në punimin “Ngulimet shqiptare jashtë atdheut”, ka shkruar se arbëneshët “…i kanë lënë nder atdheut të të parëve të tyre dhe atdheut të tyre të ri”. Ai shpreh mendimin se Literatura jonë është shprehja më e vërtetë e shpirtit shqiptar, shprehje estetike dhe shprehje etnike”. Në veprën Kultura tradicionale e arbëneshëve të Zarës, në kaptinën Mbi Arbëneshët e Zarës, Aleksandër Stipçeviq shkruan: “Për një kohë të gjatë pas vendosjes, arbëneshët nuk kanë pasur kurrfarë lidhjesh me atdheun e vjetër. Vetëm kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i atij XX, arbëneshët e Zarës shfaqin interesim për ngjarjet në Shqipëri.” Parathënien e kësaj vepre monumentale të Aleksandër Stipçeviçit e ka shkruar filologu i njohur kroat, Radosllav Katiçiq. ” Libri, me përmbajtjen e vet interesante dhe me ligjërimin e shkëlqyeshëm të shkrimtarit me përvojë –shkruan ai- do të jetë një nxitje për secilin… Në këtë rast shqiptarë të vërtetë dhe autentikë janë me të vërtetë arbëneshët”.

Josip Vladoviq V. Rela, autori i dramës, Nita, është shkrimtari më i njohur arbënesh, shquhet me krijimtarinë poetike, me prozën tregimtare dhe veçanërisht me veprat dramatike. Veprimtaria e Shoqatave kulturore dhe artistike e arbëneshëve të Zarës: Shoqata e Arbëneshëve të Zarës, Shoqata Kulturore-Artisike “Vicko Zmajeviq” Zarë- Arbënesh etj., shumë vjet me radhë kanë dhënë kontribut të çmuar për organizimin e aktiviteteve kulturore, arsimore dhe shkencore. Në këtë botim përfshihet edhe kontributi i rëndësishëm i institucioneve arsimore, kulturore dhe shkencore- universitare, sidomos ndihmesa dhe përkrahja e ministrive të arsimit dhe të kulturës të Kroacisë, Kosovës, Shqipërisë dhe e subjekteve të viseve të tjera shqiptare, për organizimin e arsimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe sipas Konventës Evropiane, për organizimin e manifestimeve kulturore dhe shkencore.

Shquhet sidomos bashkëpunimi dhe afërsia vëllazërore e mërgatës shqiptare me arbëneshët. Shkolla Fillore “Kruno Kërstiq”, Gjimnazi “Vlladimir Nazor”, Universiteti i Zarës, Prefektura e Zarës , Društvo htvatskih književnika Zadar- Udruga za Zadar, Shoqata Humanitare “Sali Çekaj” në Gjermani dhe në Zvicër etj, po ashtu kanë mbështetur veprimtaritë arsimore, kulturore dhe shkencore. Në Arbënesh të Zarës për çdo vit, në muajin maj, organizohet manifestimi kulturor nga Shoqata Shqiptare e Prefekturës së Zarës, Shoqata e Arbneshëve të Zarës dhe nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zarës, “Ditët Zonja Jonë e Loretos”(“Dani Gospe Loretske”) etj.

Në libër përfshihen edhe disa pjesë të zgjedhura të punimeve shkencore të autorëve: Aleksandër Stipçeviq, Idriz Ajeti, Sedjo Dokoza, Hasan Mekuli, Persida Asllani, Maximiljana Barançiq, si edhe disa vështrime të autorëve: Marina Prekpalaj, Shyqri Galica, Besim Rexhaj, Bashkim Kuçuku, Don Lush Gjergji, Sedat Kuçi, Qemal Murati, Nuhi Rexhepi, Mehmet Latifi, të cilët ishin pjesëmarrës në përurimet e veprave me vlerë, të cilat u janë kushtuar arbëneshëve të Zarës. Komuniteti arbënesh është një komunitet shumë i respektuar. Së bashku me mërgatën shqiptare, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të rëndësishëm për realizimin e manifestimeve arsimore, kulturore dhe shkencore.

Ndjenja e krenarisë kombëtare, dashuria ndaj arbëneshëve të Zarës, ndaj të gjithë shqiptarëve të ngulimve të tjera shqiptare si edhe ndaj mërgatës shqiptare në mbarë botën, sot dhe në vazhdimësi, frymëzon shqiptarët për angazhim dhe veprimtari të mbarë me qëllim të kultivimit dhe të forcimit të identitetit kombëtar.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh