0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Lamtumirë At i Shenjtë/ Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagime nga politika shqiptare

Duhet ti lexosh

Ndarja nga jeta e Papa Franceskut solli reagime të shumta nga autoritetet shtetërore dhe ato politike në Tiranë të cilet vlerësuan përkushtimin dhe dhembshurinë e tij por edhe lidhjen me Shqipërinë.

Begaj: U ngjit në qiell për të çuar atë që la trashëgimi në tokë

Presidenti Bajram Begaj në mesazhine  tij në rrjetet sociale u shpreh se “Shenjtëria e tij, Papa Frençesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje”. “Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, u shpreh Begaj.

Rama: Lamtumirë At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama njëheraz kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Francesku ndërsa ishte në Kavajë ku po zhvillonte takim me gratë e vajzat.

Ndërsa u njoftua për lajmin e trishtuar të ndarjes nga jeta të Papa Franceskut, Rama kërkoi mbajtjen e një minute heshtje dhe ndërpreu takimin.

 

Po ashtu, Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se papa Francesku ishte mik i i shqiptarëve.

“Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë”, shkroi ai.

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagon Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit, përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut. Jeta e këtij dishepulli të Jezu Krishtit, iu kushtua shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, njerëzve, bashkëjetesës dhe drejtësisë shoqërore.

Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e Tij.

Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut, të cilën e shfaqi edhe gjatë vizitës në vendin tonë, në 21 shtator 2014, vizita e Tij e parë në një vend europian nga fillimi i Papnisë.

Takimi me Atin e Shenjtë në tetor të vitit 2024 do të mbetet ndër kujtimet më të bukura të jetës sime. U Prehtë në Paqen e Zotit!”, shkruan Spiropali.

Meta: Njeri i paqes, ndihmoi Shqipërinë në mënyrë të pakursyer

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e Atit të Shenjtë, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të paqes dhe humanizmit, si dhe një mik të madh të Shqipërisë.

Në reagimin e tij, Meta ka vlerësuar mbështetjen e pakursyer që Papa Françesku i dha vendit tonë ndër vite, veçanërisht në momente sfiduese për shoqërinë shqiptare.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.

I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij.

Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”.

U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë. Të prehet në paqen e merituar!”, shprehet Meta.

Presidenti Duka & FSHF shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh keqardhjen e thellë për lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, një figurë frymëzuese dhe simbol i paqes dhe solidaritetit.

Ati i Shenjtë u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të vyer shpirtërore. Federata e Futbollit i shpreh ngushëllime të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale: “Lamtumirë Papa Françesku! Një humbje e madhe për të gjithë botën! Sot humbëm Atin e Shenjtë, një udhëheqës shpirtëror, i cili frymëzoi botën me mesazhet e tij për humanizëm dhe solidaritet.

Në emrin tim dhe të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë! Qoftë i përjetshëm kujtimi i Tij!”, njofton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit