/ Dübendorf, 20 dhjetor /
Para pak miutash edhe një sukses i madh për shqiptarët në sportin e boksit. Sapo përfundoi meçi i shumë folur, i shumë pritur. Nuk i la në ethe bashkatdhetarët Jurgeni, por i tregoi kundërshtarit të tij, se minutat janë të mëdhenj që të qëndroj në këmbë nga gjaku e gjeni i kryeheroit të shqiptarëve, Skënderbeut. Ashtu edhe ndodhi, sapo hyri në ring, si shqiponjë e lartësive e dridhi boksierin boshnjak. Hymni i flamuri tonë kombëtar ishte emocion i papërshkrueshëm kur u këndua nga e gjithë salla. Në anën tjetër vinte përkrahja nga bashkatdhetarët, por Jurgeni nuk e la të bëj spektakël kundërshtarin e tij, por e tregoi punën e tij të madhe, se nuk ka paqe në ring, nuk ka vëllazëri e respekt në ring, por forca dhe dija. Pas meçit e përqafoi kundështarin dhe i tregoi klas, etikë sportive, duke i treguar, se shqipja është Mbreti.

Raundi i dytë sapo filloi, Jurgeni e rrëzoi me nokaut klasik, nuk e mbanin këmbët boksierin boshnjak. Ka më shumë se një muaj, diaspora shqiptare jo vetëm e Zvicrës, por e gjithë evropës, është në ethe, duke e pritur një meç të rëndësishëm, ose ajkën e boksit për këtë vit, lezhnjanin Jurgen Uldedaj. Të gëzon fakti, se jo vetëm dashamirës të këtij sporti, por edhe diplomatë shqiptarë që veprojnë në Zvicër, si Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri, pastaj Shefi i Misionit Diplomatik në Konsullatën e Kosovës, z.Vigan Berisha dhe afaristë, sportistë, artistë, intelektual të fushave të ndryshme të dijes, ishin sot të bashkuar për fitoren e bashkëkombasit tonë, Jurgenit.

Edhe pse nuk njiheshin shumica prej publikut me këtë boksier, meqë nuk jeton në Zvicër, ata i bashkoi flamuri, i bashkoi gjuha shqipe. Shqiptarët dijmë të jemi bashkë dhe jemi bashkë edhe në sfida të sportit. Sonte, ishin nga Lezha, Kërçova, Ferizaji, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Peja, Gjakova, Strellci, Deçani, Presheva, Tetova, Ulqini, Shkupi, Gostivari, Struga, Gjilani e Kamenica, nga të gjitha trevat shqiptare.

Valonte flamuri ynë kombëtar në sallë duke ia bërë me dije Jurgenit, se me ty jemi të gjithë. Festave të fundvitit ju bashkua edhe kjo festë e fitores së madhe në boks.

Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Zvcirën Qëndrore i cili është angazhuar me gjithë zemër që ti njoftoj të gjithë ata që i ka njohur për meçin e sontëm, pastaj veprimtarë e veprimtarë të shumtë, iu gëzuan kësaj fitoreje dhe i uruan suksese edhe në të ardhmen.

Bashkëkombasi ynë, Jurgen Uldedaj sonte mbrojtji titullit në IBF International. Përballë tij, ishte sfidanti nga Bosnja, Edin Puhalo.
Kjo fitore i tregoi të gjithëve mbretin e ringut dhe ai është Jurgeni 27-vjeçari nga Lezha, ku u pozicionua në mesin e 15 boksierëve më të mirë në katër federatat kryesore të boksit – WBO, WBA, IBF dhe WBC.

Atmosfera në sallë i gjasonte atdheut, mgjithate ishte në Zvicër. Nuk munguan fotot e kujtimit me kampionin në fuqi. Edhe babai i Jurgenit në mes emocioneve, falënderon të gjithë bashkatdhetarët për përkrahje. Njejt edhe xhaxhai i Jurgenit falënderon të gjithë vëllezërit e një gjaku e gjuhe.

E Jurgeni me plot respekt, secilin e përshëndet dhe falënderon për kohën dhe përkrahjen që ia kanë bërë dhe premtoi, se suksesi nuk do të mungoj edhe në të ardhmen. E jo rastësisht, Zvicra konsiderohet edhe si atdheu i dytë i shqiptarëve, sepse thuajse 400.000 bashkëkombas i kemi në këtë shtet mik. Zvicra, ky shtet mik i kombit tonë, ka shumë sportistë që kanë korrur suksese në boks, Kik Boks, Tay Boks, futboll dhe në shumë sporte të tjera.

Meqë në Zvicër, prej sot kanë filluar edhe pushimet e fundvitit, kur shkollat në gjithë Zvicrën kanë përfunduar vitin shkollor, shumë mërgimtarë janë nisur për në atdhe, por ata që ishin sonte, do të nisen menjihere pas meçit edhe ate me dy gëzime, fitoren dhe që po shkojnë të çmallen në atdheun e të parëve.

Edhe kësaj here mërgata shqiptare e dëshmoi, përmes përkrahjes edhe në mbrëmjen e sontme në sport, se ishte dhe është afër atdheut në çdo formë. Këtë meç e kanë përcjellur edhe media të njohura evropiane. Florim Useini na siguroi disa foto ekskluzive dhe po i ndajmë me lexuesit tanë. Urime, kampion!

Foto ekskluzive nga Florim Useini për:
helveticALforum.ch
