0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kurti thirrje mërgatës për regjistrim për zgjedhjet e 9 shkurtit

Duhet ti lexosh

Kryeministri Albin Kurti, i bëri sërish thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryeministri kërkoi vëmendje të shtuar, pasi, sipas tij, bashkatdhetarët po mendojnë që regjistrimi për censusin e popullsisë gjatë verës është i njëjti me regjistrimin për të votuar.

“Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë afat që të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Për të shfrytëzuar të drejtën për të votuar duhet të regjistroheni online në faqen e Komisionit Qëndror Zgjedhor, e ku afati i fundit është data 26 dhjetor 2024, pra dita e enjte. Pa këtë regjistrim, nuk mund të votoni. Por, keni vëmendjen e shtuar, shumë prej bashkatdhetarëve po mendojnë që regjistrimi për censusin e popullsisë gjatë verës është i njëjti me regjistrimin për të votuar. Nuk është. Këto janë dy procese të ndara”,  ka theksuar Kurti, njoftonn rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit