Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Krijimtari

Kur dheu bëhet Diplomë

by administrator
21:27 28/05/25
in Krijimtari
Kur dheu bëhet Diplomë
0
SHARES
64
VIEWS
Share on Facebook

(Për 30 Majin 2025, Ditën e Doktoratës dhe Titullit “Profesor”)

Nga: Xhavit LIPAJ, Londër

( Enkas për sam24.info)

Nuk e kam filluar këtë rrugë në Londër,

por atje ku fjala ishte më e rëndë se gurët,

ku pluhuri i rrugës ngjitet pas shpirtit,

ku këpucët s’e njihnin asfaltin

dhe libri nuk ishte në rafte,

por në fytyrat e njerëzve që mbanin botën me duar të lodhura.

Diploma ime ka erë bore nga Andermatti,

ka frymë mali nga Temali,

ka rrahje zemre të nënës që s’më pa të ngjitesha,

ka gurin që ruajti hapat e mi të parë,

dhe lotin e heshtur të atij pacienti me demencë

që më shtrëngoi dorën si të më thoshte:

“Ti e di çka ndiej, edhe pse unë s’e di më kush jam.”

Profesor nuk u bëra kur ma dhanë titullin,

por kur më pyeti një student:

“A ka shpresë për botën?”

dhe unë s’mund t’i flisja nga librat,

por vetëm nga plagët që i kisha kthyer në dritë.

Kam folur me gurë,

kam lexuar në heshtje,

kam ndërtuar ura nga kujtesat e shkurtra

për ata që e kishin humbur rrugën në vetvete.

Dhe çdo fjalë që kam shkruar

ka kaluar më parë nëpër zemrën time si rrufe.

Në vend të audiencave me duartrokitje,

kam pasur dhoma të ftohta me njerëz që më prisnin si dritë.

Në vend të famës, kam pasur net pa gjumë

ku dhimbja më fliste në gjuhën e shpirtit.

Sot, në këtë qytet të madh,

ku famën e ndjekin hijet,

nuk e kërkoj madhështinë në sallat me drita,

por në sytë e një fëmije që më sheh si model,

jo se kam tituj, por se nuk kam harruar të jem njeri.

Kjo ceremoni është për ta,

për çdo plakë në shtëpinë e kujdesit,

për çdo student që ka dyshuar në veten e vet,

për çdo njeri që beson

se edhe vuajtja mund të kthehet në dituri.

30 Maji 2025 është veç data.

Por historia ime nuk ka nisur në këtë sallë.

Ajo ka lindur aty ku shpresa nuk e kishte lehtë,

por nuk u dorëzua kurrë.

Kjo diplomë nuk është kulmi i rrugës,

por ftesa për ta ndriçuar më tej rrugën e të tjerëve.

Ajo është fjala ime e falënderimit për jetën,

që më theu, më ndreqi, dhe më bëri mësues,

jo i letrës, por i dritës që lind nga plagët e shëruara me dashuri.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh