Nga Prof.dr.Xhavit LIPAJ, Zürich
Ku mbetët, o njerëz, ajo dritë që dikur ndizte sytë?
Ku humbi zëri i ndërgjegjes që na zgjonte nga gjumi i lehtë?
Sot shoh turma që ecin si hije nëpër rrugë pa emër,
duke bartur trishtime në xhepa dhe buzëqeshje të blera me kredi.
Ku mbetet ndjenja kur fjala është bërë valutë,
dhe heshtja, një mall që s’e paguan askush?
Ku mbetet duartrokitja e zemrës,
ajo që s’kishte nevojë për publik, por për shpirt?
Shoh fytyra të lëmuara nga filtrat e botës,
por të çara nga mungesa e dashurisë.
Shoh sy që lexojnë lajme, por jo njëri-tjetrin,
shoh fëmijë që rriten me tableta në duar,
pa prekur kurrë tokën me këmbët e shpirtit.
Ku mbetet, o njerëz, ajo urtësi e vjetër
që e dinte kur të heshtëje dhe kur të flisje?
Ku mbetet kulla e besës,
ku fjala ishte më e rëndë se guri,
e premtimi s’jepej në “story”,
por në sy, për jetë?
Ndoshta jemi lodhur nga drita e vetvetes
dhe kërkojmë terrin si strehë.
Ndoshta njeriu s’ka humbur,
por është strukur brenda vetes,
si një zog që pret një pranverë të re,
që të guxojë të dalë sërish në dritë.
Ku mbetet, o njerëz?
Ndoshta aty ku e lamë,
në një përqafim që s’e dhamë,
në një të vërtetë që s’e thamë,
në një shpirt që s’e dëgjuam.
Vetëm kështu …