Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Kryeministri Kurti: Jemi shtet më i fortë jashtë, sepse jemi më të fortë brenda

by administrator
21:48 31/12/24
in Atdheu në objektiv
Kryeministri Kurti: Jemi shtet më i fortë jashtë, sepse jemi më të fortë brenda
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Ky ka qenë një vit i respektimit të ligjit dhe forcimit të qeverisjes. Kështu është shprehur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në adresimin e tij me rastin e ndërrimit të moteve.

Ai theksoi disa nga arritjet më të rëndësishme të vitit 2024 dhe orientimin e vendit drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të fortë. Ai vuri në dukje liberalizimin e vizave, arritjen e një pozite më të fuqishme ndërkombëtare, përfshirë njohjen e pasaportës së Kosovës nga shtete si Spanja dhe Armenia, si dhe sukseset në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët. Kurti theksoi gjithashtu progresin në integrimin e veriut të Kosovës, duke përmendur fillimin e pagesës së energjisë për herë të parë pas më shumë se dy dekadave dhe konvertimin e patentë-shoferëve në katër komunat veriore. Kryeministri ka përmendur edhe sulmet ndaj shtetit tonë në veri.

“Edhe këtë vit kemi treguar bashkërendim të brendshëm që na ka mundësuar t’i tejkalojmë sulmet. Këto sulme na kujtojnë dy të vërteta: se ka individë dhe grupe me qëllime keqdashëse ndaj nesh, porse vendosmëria jonë gjithmonë e tejkalon dashakeqësinë e grupeve kriminale dhe shteteve që i përkrahin ato. Hapat që i kemi marrë, nga forcimi e shtimi i ushtrisë, e deri te kontrata për Fabrikën e Municioneve, janë veprime të rëndësishme për të ardhmen tonë e të sigurisë tonë, e cila është në një trajektore të fuqizimit”, ka theksuar ndër të tjera Kurti.

Mesazhi i plotë i kryeministrit Kurti:

Tani po përmbyllim edhe një vit tjetër. Është vit të cilin e kemi filluar mbarë. Që nga 1 janari i këtij viti, kemi nisur ta shijojmë lirinë që e meritojmë – liberalizimin e vizave. Afërsia që kemi me vendet e Evropës Perëndimore ka ekzistuar gjithmonë, por tani është bërë konkrete dhe funksionale. Ne si qeveri, po punojmë që kjo afërsi të përkthehet edhe në të drejta të tjera të prekshme.

Distanca jonë nuk është shkurtuar vetëm me Evropën, por edhe me botën. Pasaporta jonë është më e fuqishme se kurrë më parë. Heqja e vizave nga Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani, si dhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës nga dy shtete mosnjohëse – Spanja dhe Armenia – janë arritje të mëdha. Ky është një moment i ri për shtetin tonë. Ne renditemi më lart se kurrë më parë në indeksin ndërkombëtar të pasaportave, dhe sipas Indeksit Henley, sivjet jemi ndër 10 pasaportat që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit.

Kosova po ashtu mori vlerësim kreditor për herë të parë nga agjencia e njohur amerikane Fitch Ratings, që cilëson si stabile perspektivën financiare të vendit dhe shërben si vulë e fuqishme për investitorët e huaj.

Kjo tregon se ndryshimi në vend pasqyrohet gjithashtu edhe në përshtypjen ndërkombëtare. Jemi një shtet më i fortë jashtë, sepse jemi më të fortë brenda. Ky ka qenë një vit i respektimit të ligjit dhe forcimit të qeverisjes.

E këtë vit, ka filluar regjistrimi dhe pagesa e energjisë elektrike në katër komunat në veri, për herë të parë pas më shumë se dy dekadash. Gjithashtu, ka përfunduar me sukses procesi i konvertimit të patentë-shoferëve nga të paligjshme në ato zyrtare të Republikës së Kosovës. Janë regjistruar mbi 6,300 konvertime, shumica prej tyre nga qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës. Kjo është dëshmi se integrimi kërkon gatishmëri, qëndrueshmëri dhe përkushtim – dhe jo dorëzim që nga fillimi. Dhe, qeveria jonë ka pasur shuma dhe numër rekord të projekteve zhvillimore, programeve sociale dhe masave mbështetëse për komunitetet jo shumicë, pa dallim.

Shumë prej strukturave ilegale tashmë janë mbyllur, sepse janë të jashtëligjshme. Sheshet në veri nuk janë më vende frike, ku banorët vrojtohen e shantazhohen për çdo lëvizje të tyre, por janë bërë hapësira që bashkohen me gjithë Kosovën – një sferë publike dinamike e një vendi në zhvillim të vrullshëm.

Kjo qeveri vazhdon të jetë për të gjithë. Gjerësia e një shteti shihet më së miri në raport me ata që varen më së shumti nga shërbimet e tij. Pensionet janë rritur me 20%. Paga minimale është rritur pas 13 vitesh. Ndihmat për fëmijë janë shtuar dhe po vazhdojnë. Shërbimet e shëndetësisë publike janë zgjeruar, shumë prej tyre për herë të parë, duke ofruar një kujdes të denjë për të gjithë. E duke nisur nga 1 shkurti i vitit 2025, çmimet e mbi 2,900 barnave do të jenë deri në dhjetë herë më të ulëta.

Por jemi qeveri që i përkrah edhe ata që kontribuojnë që ta ndërtojmë vendin në të gjitha aspektet e mundshme. Ata që janë plot ide dhe inovacion, e që po sjellin krijimin e kompanive të reja dhe vendeve të reja të punës, dhe që, si rezultat, janë shtyllë e zhvillimit të vendit.

Të dashur qytetarë,

Edhe këtë vit kemi përjetuar një sulm ndaj shtetit tonë. E edhe këtë vit kemi treguar bashkërendim të brendshëm që na ka mundësuar t’i tejkalojmë sulmet. Këto sulme na kujtojnë dy të vërteta: se ka individë dhe grupe me qëllime keqdashëse ndaj nesh, porse vendosmëria jonë gjithmonë e tejkalon dashakeqësinë e grupeve kriminale dhe shteteve që i përkrahin ato. Hapat që i kemi marrë, nga forcimi e shtimi i ushtrisë, e deri te kontrata për Fabrikën e Municioneve, janë veprime të rëndësishme për të ardhmen tonë e të sigurisë tonë, e cila është në një trajektore të fuqizimit.

Sukseset erdhën me sfida. Problemi me furnizim me energji elektrike, me të cilin jemi ballafaquar ditëve të fundit, nuk është rezultat i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit, në të cilin me vite e dekada të tëra nuk është investuar sa duhet. Neve na vjen shumë keq për situatën e shkaktuar me furnizim si rezultat i ngarkesës së rrjetit. Kemi kërkuar nga operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS, angazhim maksimal në zgjidhjen e problemeve e prishjeve teknike dhe menaxhimin e ngarkesës. Përkundër problemeve të trashëguara, nga privatizimi dhe jo vetëm, ne po punojmë, me krejt çfarë dimë e mundemi, në adresimin e këtyre. Atë po e bëjmë përmes investimeve që kanë munguar me dekada në ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike, e të cilat kanë filluar pikërisht gjatë mandatit tonë.

Gjithashtu, po e forcojmë sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike: me inaugurimin e bursës ALPEX, ankandet për energji diellore dhe të erës, që i kemi bërë sivjet për herë të parë, dhe me projektin Kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, investim ky 236.7 milionë dollarë.

E mbyllim këtë vit me përkushtimin që sfidat e sivjetme t’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara me edhe më shumë forcë e vendosmëri. E ashtu siç filluam mbarë vjet, hyjmë mbarë, së bashku, në këtë ndërrim motmotesh. Gëzuar Viti i Ri 2025, të gjithë juve të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, familjeve dhe më të dashurve tuaj!, njofton rtk.

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh