“Armët nuk mund të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të lëndojnë të tjerët. Unë do t’i kërkoj krerëve tanë të sigurisë që nesër të ofrojnë zgjidhje konkrete për sigurinë e qytetarëve tanë”, ka shtuar Spajiq.
Policia e identifikoi vrasësin si 45-vjeçarin Aco Martinoviq. Të shtënat e së mërkurës ishin “tërbimi” i dytë i të shtënave gjatë një periudhe trevjeçare në Cetinje, kryeqyteti historik i Malit të Zi.
E ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Sharanoviq thotë se Martinoviq filloi të shtënat pasi shpërtheu një sherr në lokalin ku ai ndodhej. Policia thotë se ai qëlloi dhe vrau pronarin e lokalit, gruan dhe fëmijët e tij, si dhe anëtarët e familjes së tij pasi u largua nga lokali.




