KQZ pritet të certifikojë sot 41 subjekteve politike me 444 kandidatë

0
SHARES
1
VIEWS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot, nga ora 10:00, mbledhjen e radhës, ku pika kryesore e rendit të ditës është certifikimi i grupit të tretë të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se bëhet fjalë për 41 subjekte politike, nga të cilat 27 janë iniciativa qytetare, dhe 444 kandidatë në total – përfshirë 25 kandidatë për kryetarë komunash dhe 419 për kuvende komunale.

Sipas njoftimit të dërguar nga KQZ, këto janë subjektet politike të cilat janë rekomanduar për certifikim nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike:

Iniciativa Shqipëtare Mogill Kllokot,

URA,

Srpska Narodna Sloga,

E Vërteta,

Lidhja e Prishtinës,

Aleanca Shqiptare,

Lëvizja e Pavarur e Kaçanikut,

Iniciativa për Mitrovicën e Veriut,

Forca e Diasporës,

Novo Lice – Narodna Pravda,

Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve,

Iniciativa qytetare Për Drenas e Kosovë,

Građanska inicijativa Sever za sve, etj.

Po ashtu, janë rekomanduar për certifikim edhe 14 kandidatë të pavarur, të cilët garojnë për poste komunale në qytete të ndryshme të Kosovës, transmeton rtk.