1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

KQZ ka aprovuar rreth 24 mijë kërkesa për regjistrim nga diaspora, procesi vazhdon deri më 26 dhjetor

Duhet ti lexosh

Procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, i cili ka nisur më 29 gusht do të vazhdoi deri më 26 dhjetor 2024.

Deri më tani, më shumë se 25,100 kërkesa janë dorëzuar përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org, nga të cilat janë miratuar 23,618 ndërsa 1,525 janë refuzuar.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për Telegrafin se “në shumicën e rasteve të refuzuara, arsyeja kryesore është se aplikuesit nuk kanë përmbushur kriterin e fotografimit duke mbajtur njëkohësisht dokumentin e identifikimit.”

“Nga 23,618 aplikime të aprovuara, 6,228 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike 3,575 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 13,815 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha Elezi. Elezi theksoi se procesi i regjistrimit është gjithëpërfshirës dhe nuk përjashton askënd. “Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë” deklaroi ai.

Në mbledhjen e mbajtur më 02.12.2024, anëtarët e KQZ-së kanë debatuar për letrën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz, me anë të së cilës është kërkuar që të shtohen hapësirat si qendra të votimit në diasporë. Kjo letër edhe pse u kërkua që të bëhet publike, prapë nuk u bë. Anëtarët kundërshtuan njëri-tjetrin, e mbledhja përfundoi duke mos u miratuar as rendi i ditës.

 

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit