0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

KQZ-ja publikon rregullat e votimit për zgjedhjet e 12 tetorit

Duhet ti lexosh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët lidhur me mënyrën e votimit në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 12 tetor. Ky institucion ka theksuar rëndësinë e respektimit të procedurave për të siguruar vlefshmërinë e votës.

Sipas KQZ-së, qytetarët duhet së pari të kontrollojnë nëse fletëvotimet janë të vulosura nga KQZ-ja. Në kabinën e votimit do të vendosen broshura me emrat e kandidatëve për t’iu ndihmuar votuesve.

Për procesin e votimit do të përdoren dy fletëvotime:

Fletëvotimi i verdhë: është i dedikuar për kryetarin e komunës. Në të qytetari duhet të shënojë vetëm një kandidat ose kandidate.

Fletëvotimi i kaltër: është për Kuvendin Komunal. Në anën e majtë votuesi shënon subjektin politik, ndërsa në anën e djathtë një kandidat apo kandidate nga lista e atij subjekti.

Pas përfundimit të votimit, fletëvotimet duhet të palosen në mënyrë që të mos shihet për kë është votuar dhe më pas të vendosen në kutitë përkatëse.

KQZ-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me kujdes udhëzimet në mënyrë që votat e tyre të jenë të vlefshme, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit