Përfaqësuesja e Kosovës shkëlqen në Murcia të Spanjës, duke e deklasuar me rezultat 3:1 Islandën, në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Ligës së Kombeve.
Kosova ka festuar triumfin e madh në tokën e shtetit që nuk e njeh siç është Spanja dhe ngritjen në Ligën B, ndërsa Islanda e tronditur nga humbja dhe rënia në Ligën C.
Islanda – Kosova 1:3
Stadiumi në Murcia.
Gjyqtar: J. Manzano (Spanja).
Shlnues: Oskarsson (3′) – Muriqi (35′, 45+3′ e 79′).
Kartona të verdhë:Gunnarsson, Gudmundsson, Gudjohnsen – Muriqi, Vojvoda e Paçarada. .
Karton i kuq pas dy të verdhëve: Gunnarsson.
Islanda: Valdimarsson, Johannersson (Tomasson 46′), Poroarson, Ingason, Fridriksson (Bjarkason 22′), Helgason, Traustason (Gunnarsson 46′), Willumsson (Hlynsson 65′), Gudmunsson, Oskarsson (Gudjohnsen 65′) dhe Porteinssson.
Kosova: Shaipi; Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paçarada; Demaku (Emërllahu 55′), Rexhbeçaj; E. Krasniqi (I. Krasniqi 78′), Muslija (Gallapeni 87′), Rashica (Sahiti 78′) dhe Muriqi (A. Rrahmani 87′).
Djelmoshat tanë edhe takimin e parë e fituan me 2:1 në stadiumin “Fadil, Vokrri” në Prishtinë dhe me rezultat të përgjithshëm 5:2 e rrëzojnë Islandën dhe e dërgojnë në Ligën C.
Sulmuesi Vedat Muriqi ka qenë i papërmbajtshëm me het-trik-un e tij.
Në minutën e 3-të, mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet dhe futbollisti islandez Oskarsson me goditje të fortë shënoi nga afërsia në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.
Djelmoshat tanë pas një loje më të mirë barazuan rezultatin në minutën e 35-të. Mbrojtësi Leart Paçarada ka depërtuar bukur e me të parën asistoi deri të Vedat Muriqi i cili nga afërsia 1-2 metra nuk e pati të vështirë për të shënuar, 1:1.
Në fund të pjesës së parë (45+3) Muriqi me dinakërinë e tij ka realizuar për 1:2, në anën tjetër trondit Islandën.
Në minutën e 53-të Helgason nga rreth 25 metra ka dërguar goditje të fuqishme por portieri Amir Shaipi me paradë e dëboi në rivënie të këndit.
Në minutën e 69-të Gunnarsson u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Në minutën e 79-të, Muriqi kompletoi het-trik-un, duke shënuar nga afërsia për 1:3.
Kosova shkëlqeu me lojë dhe falë magjisë së Muriqit duke triumfuar dhe ngritet në Ligën B të Kombeve. /K.Goca