Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës, z. Vigan Berisha, zhvilloi një takim shumë të rëndësishëm me miq zviceranë. Z.Berisha takimin e përshkruajti me këto fjalë:
“Më datë 6 shtator, pata nderin të pritem nga Presidenti i Qeverisë Kantonale të Thurgaut, z. Domenik Diezi.
Një takim shumë i veçantë, ku diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe për rolin e rëndësishëm që luan mërgata jonë në këtë kanton.
Faleminderit për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm! “/ D.H