Konsulli i Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, takim të frytshëm me Kryetarin e qytetit të Dietikon-it, z. Roger Bachmann
Dietikon, 24 qershor 2025 – Në kuadër të angazhimeve për forcimin e marrëdhënieve me institucionet lokale zvicerane, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetarin e qytetit të Dietikon-it, z. Roger Bachmann.
Gjatë këtij takimi u diskutua për përfshirjen aktive të mërgatës shqiptare në jetën shoqërore dhe institucionale të qytetit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Konsulli Berisha falënderoi z. Bachmann për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet qytetit të Dietikon-it dhe Konsullatës së Kosovës në Cyrih, duke përcjellë gjithashtu edhe përshëndetjet dhe mirënjohjen e mërgatës sonë që jeton në këtë pjesë të Zvicrës.
SAM24.info