1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Konsullata e Kosovës në Cyrih e pranishme në koncertin përkujtimor të Revolucionit të Karafilit në Zvicër

Duhet ti lexosh

/ Përgaditi: Dashnim HEBIBI, Zürich /

Zürich, 26.04.2025

Sot, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, pati një ditë të mbushur me takime dhe angazhime zyrtare, pavarësisht se ishte e shtunë, ku mërgata jonë është e mësuar me punën e madhe që po e bënë. Dita, si zakonisht, iu duket e shkurtër për të, por ai vazhdoi me intensitet punën e tij, duke ruajtur dhe forcuar lidhjet e Kosovës me shtetet mike.

Pasditja dhe mbrëmja, gjithashtu, ishin të mbushura me takime dhe aktivitete diplomatike, duke theksuar përkushtimin e tij të palodhur për të përfaqësuar me dinjitet dhe profesionalizëm interesat e Kosovës dhe bashkëpunimin me shtetet mike.

Sonte, me ftesë të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Portugalisë në Cyrih, z. Gonçalo Motta, z. Berisha pati kënaqësinë të merrte pjesë në koncertin përkujtimor me rastin e 50-vjetorit të Revolucionit të Karafilit dhe 100-vjetorit të lindjes së maestros Carlos Paredes.

Koncerti, i zhvilluar në Volkshaus, u shoqërua me interpretimin e jashtëzakonshëm të artistëve Carlos Semedo dhe Tiago Teixeira Leal.

Pjesëmarrësit përjetuan një mbrëmje të mbushur me art, emocion dhe respekt për historinë, duke forcuar më tej marrëdhëniet kulturore dhe diplomatike midis Kosovës dhe Portugalisë.

Ky event i rëndësishëm nënvizon lidhjet e forta kulturore dhe miqësinë e gjatë midis dy vendeve, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfaqësimit të Kosovës në Zvicër.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit