Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Foto Lajm

Konjufca: Qeverinë e bëjmë me pakicat joserbe

by administrator
12:05 10/03/25
in Foto Lajm
Konjufca: Qeverinë e bëjmë me pakicat joserbe
0
SHARES
9
VIEWS
Share on Facebook

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i fitoi zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, ka deklaruar se ky subjekt politik synon ta bëjë qeverinë e re me pakicat joserbe.

Një deklaratë të tillë Konjufca e ka bërë për median italiane “OBCT” (Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa), që është një institut kërkimor dhe media e pavarur me bazë në Itali, e specializuar në Ballkanin, Kaukazin dhe çështjet evropiane.

Bazuar në rezultatet aktuale, LVV ka 48 vende në parlament. Kjo parti kishte shpresuar se me votat nga diaspora do të arrinte 50 ulëse në parlament, por mbështetja e lartë fillestare e parë në votat e mërgatës në misionet diplomatike jashtë vendit u zvogëlua ndjeshëm gjatë numërimit të votave me postë nga diaspora, e për çka ky subjekt politik ka bërë kërkesë për anulim të tyre me pretendim se ato janë manipuluar nga LDK-ja.

“Siç e keni parë, qeveria ‘Kurti 2’ është formuar në bashkëpunim me pakicat joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur një efekt pozitiv në Kosovë, duke e penguar Listën Serbe, e cila vepron nën ndikimin e Beogradit, të ketë fuqi vendimtare siç ka pasur në qeveritë e kaluara”, tha Konjufca.

Pakicat joserbe kanë 10 vende të rezervuara në Kuvend. Duke siguruar mbështetjen e tyre, LVV mund të arrijë në 58 vende. Po ashtu, LVV po llogarit edhe në votën e Nenad Rashiqit, ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e deritashme.

Rashiq hyri në parlament pasi Lista Serbe nuk i fitoi të gjitha 10 vendet që tradicionalisht u ndaheshin serbëve, duke siguruar vetëm 9 vende në Kuvend.

Megjithatë, për të arritur shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh të nevojshëm për formimin e qeverisë, LVV-së i duhen edhe dy deputetë të tjerë.

Sigurimi i kësaj mbështetjeje është sfidues pa bashkëpunim nga partitë opozitare, nëse ndonjë nga deputetët e tyre nuk vendosin të rreshtohen me Kurtin.

Megjithatë, Glauk Konjufca beson se bashkëpunimi me partitë opozitare është i vështirë të ndodhë.

“Nëse lind nevoja do të mblidhemi si lidership dhe do të vendosim për hapat e mëtejshëm, por deri më tani partitë opozitare kanë mbajtur qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jokonvencionale, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, ka shtuar Konjufca, njofton rtk.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh