Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Kultura

KONGRESI I DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE 20-25 NËNTOR 1972

by administrator
10:45 20/11/24
in Kultura
KONGRESI I DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE 20-25 NËNTOR 1972
0
SHARES
17
VIEWS
Share on Facebook

Mr. sc. Shefat ADEMI

Tubim shkencor gjithëkombëtar, i mbajtur në Tiranë nga 20 deri më 25 nëntor 1972. U thirr për të nxjerrë përfundimet e diskutimit të gjerë për drejtshkrimin, që kishte filluar më 1967, pas botimit të rregullave të drejtshkrimit të shqipes (projekt), për të caktuar parimet dhe vijat themelore të hartimit të drejtshkrimit në trajtë përfundimtare, si edhe për të vendosur për një varg çështjesh të tjera, të përgjithshme e të veçanta, të drejtshkrimit e të gjuhës letrare kombëtare në tërësi.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga Kosova, nga shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni e në Mal të Zi dhe nga Arbëreshët e Italisë. Ndërmjet tyre kishte studiues dhe pedagogë të gjuhës shqipe, mësues, shkrimtarë, publicistë, botues, veteranë të arsimit dhe të kulturës e të tjerë.

Në këtë kongres u mbajt një referat qendror me temën gjuha letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj. Kongresi bëri bilancin e gjithë punës së mëparshme për njësimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Pas diskutimeve të gjera në seanca plenare dhe në dy seksione ai miratoi njëzëri Rezolutën, që është një sintezë e mendimit dhe e vullnetit të përbashkët të njerëzve të shkencës, të shkollës dhe të kulturës shqiptare.

Duke bërë përgjithësimin shkencor të analizës së strukturës dhe të veçorive funksionale të gjuhës së sotme letrare shqipe, rezoluta pohoi për herë të parë se populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar. Ai shënoi fillimin e periudhës së një gjuhe letrare të vetme të njësuar, e cila u mbështet edhe me vendimin e posaçëm të Kongresit të Manastirit mbi masat për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar të gjuhës shqipe. Ndërkaq, disa studiues e krijues në emigracion vijuan të shkruajnë gegërishten me variacione sipas krahinave të prejardhjes së tyre.

Pas vendosjes së sistemit pluralist u shprehën kërkesa që të mos pengohet lëvrimi i gegërishtes letrare, sidomos në krijimtarinë letrare. Me rifillimin e veprimtarisë fetare në Shqipëri, gjuha letrare e njësuar u shtri edhe në botimet në praktikën fetare. Kongresi i Drejtshkrimit pati jehonë të gjerë në jetën shoqërore e kulturore, të vendit dhe ndikoi për forcimin e njësisë shpirtërore kombëtare. Ai ishte kurorëzim i përpjekjeve të vijueshme të gjuhëtarëve e të inteligjencies shqiptare, për afrimin e shkallëshkallshëm të varianteve letrare të mëparshme, dhe për formimin e një norme letrare shqipe.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh