Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Krijimtari

KOHË E SHITUR NË PAZARIN E HIJEVE

by administrator
21:28 18/10/25
in Krijimtari
KOHË E SHITUR NË PAZARIN E HIJEVE
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook
Nga Prof.dr.Xhavit LIPAJ, Zvicër
Koha nuk ecën më, ajo endet,
si një hije që ka harruar trupin.
Ne, njerëzit e epokës së vetëjustifikimeve,
kemi mësuar të flasim pa dëgjuar,
të shikojmë pa parë,
të jetojmë pa ndier.
Në çdo kafene bisedohet për ideal, por në çdo marrëveshje, ndërgjegjja vdes ngadalë.
Drita s’ka më krahë për të zbritur mbi tokë,
se dhe qielli është bërë partner
i tregut të mashtrimeve.
Në vend të zemrës kemi instalime morale,
në vend të mendjes,
algoritme që masin fitime.
E njeriu?
Një imitim i vetvetes në formë reklame, një fotografi me buzëqeshje të detyruar,
që fshihet pas filtrit të turpit.
Flasim për punë të mëdha,
por dorashka na bien në premtimin e parë.
Në çdo ndërtim të ri, rrënohet diçka e brendshme.
Në çdo ceremoni, një shpirt tjetër fiket.
Kështu, koha na e ha veten
me një qetësi kirurgjike.
Kjo s’është më shoqëri,
është një labor ku eksperimentohen ndjenjat.
Drejtësia është bërë një fjalë me pronar,
besa, një relike për muze,
dashuria, një kontratë me afat skadimi.
Kush mashtron me stil, bëhet figurë publike;
kush hesht nga ndershmëria,
shpallet i dobët dhe i pashpresë.
Në çdo teatër të jetës, maska është e detyrueshme.
Aktori e harron rolin,
se roli është bërë vetë realiteti.
Nëpër rrugë ecin njerëz me sytë e fikur,
nëpër mendje flet reklama, jo ndërgjegjja.
Kush guxon të thotë të vërtetën,
flijohet në altarin e ironisë kolektive.
Askush s’pyet më se kush jemi,
veç sa vlejmë.
Vlerat maten me valutë, jo me shpirt.
E në këtë shitore gjigante të ekzistencës,
njerzillaku blihet me zbritje.
Ndërsa ne,
rrimë në pritje të një epoke më të mirë,
duke harruar se epoka jemi vetë ne,
dhe ne s’jemi më.
Ku kemi mbetur, pra?
Në një gjysmëfjalë të pathënë,
në një premtim që nuk u mbajt,
në një shpresë që u shit për pak duartrokitje.
Koha kalon, por ne jo,
se kush s’ka më shpirt,
nuk mund të lëvizë në dritë.
Në horizont, heshtja ka marrë formën e njeriut,
dhe njeriu, formën e një statistike.
Dhe ndoshta kjo është fundi,
jo i botës, por i kuptimit.
Kur morali shuhet,
drita nuk fiket,
thjesht nuk ka më kush ta shohë.
Vetëm kështu …
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh